Mbahet takimi i radhës te Shtëpia e Biznesit / Ministri Mete: Inovacioni në sistemin financiar i shërben zhvillimit ekonomik të vendit

Ministri i Financave, Ervin Mete, ka qënë pjesëmarrës në takimin me temë “Inovacioni në Sistemin Financiar”, ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i BSH, Gent Sejko, si edhe drejtues të Shoqatës së Bankave, sektorit bankar dhe institucioneve të parasë elektronike.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth çështjeve dhe sfidave që lidhen me zhvillimet inovative në sektorin financiar.
Në fjalën e tij, Ministri Mete u shpreh se digjitalizimi dhe qasja ndaj teknologjisë tashmë është kthyer në një objektiv kryesor dhe ndërsektorial jo vetëm në vendin tonë, por edhe në më gjerë në nivel europian apo botëror, sidomos pas pandemisë Covid-19.
Ministri solli në vëmendje disa prej zhvillimeve pozitive të shënuara në sektorin financiar në vitet e fundit sa i përket digjitalizimit dhe theksoi faktin se inovacioni dhe digjitalizimi në këtë sektor i shërben jo vetëm zhvillimit të tij, por edhe ekonomisë në tërësi.
“Në eksperiencën time jo të largët, ne kemi aplikuar, në bashkëpunim edhe me sektorin bankar, disa zgjidhje që ishin inovative, shkonin drejt aplikimit të fintech dhe iu shërbenin jo vetëm sektorit, por edhe qytetarëve. Kam parasysh këtu aplikimin e një platforme që ndërlidhte sistemin tonë të blerjes së titujve me një nga 3 platformat kryesore në Europë që krijonte akses në bursat ndërkombëtare në bashkëpunim me bankat. Me një bankë tjetër autorizuam një platformë për tregtinë online të titujve të qeverisë, që është një nga elementët kyç edhe të likuiditetit të tregut të letrave qeveritare. Mundësuam që fonde të investimeve të licencuara në BE të mund të distribuohen, apo tregtohen në Shqipëri thjesht me një njohje licence, pra pa u licencuar nga e para. Pra, inovacioni, digjitalizimi dhe përfshirja e sektorit i shërben jo vetëm tregut financiar, por edhe ekonomisë dhe më gjerë thellimit të tregut”, u shpreh Ministri.
Nga ana tjetër, Ministri i Financave tha se është e nevojshme një qasje e strukturuar, së bashku me aktorët e sektorit financiar dhe institucionet rregullatore, për të pasur një strategji edhe në përfshirjen financiare. Kjo pasi, sipas Ministrit Mete, për reduktimin e parasë cash duhet të ketë edhe një rritje të përfshirjes financiare.
“Ka modele të avancimit dhe të përfshirjes financiare të qytetarëve në sektorin bankar, e duke theksuar këtu edhe edukimin financiar që në vetvete, nëse bëhet siç duhet, është një ndihmues dhe komponent i rëndësishëm edhe i përfshirjes më të gjerë nëpërmjet përdorimit të fintech”, tha Ministri në fjalën e tij.
SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Vrojtimi i BSH: Ndërtimi parashikon rënie të aktivitetit. Rritet treguesi i besimit në industri dhe në tregti!
Treguesi i ndjesisë ekonomike i është rikthyer rënies me 1.8 pikë në muajin janar. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, gjithsesi niveli......

Zinxhiri global i prodhimit të ushqimit, katastrofik - Konsumi i mishit u rrit me 500% midis 1992 dhe 2016
“Çelësi” për një dietë më të qëndrueshme është zvogëlimi i konsumit të mishit, pasi jo vetëm që do të tkurren kostot e mëdha të kujdesit shëndetësor, por......

Pentagoni, program për çmimet e mineraleve të rralla - Rezerva strategjike të germaniumit, por nuk ka galium
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes planifikon të zhvillojë një program për të vlerësuar çmimet dhe për të parashikuar furnizimet e nikelit, kobaltit dhe......

Kosovë, nga sot nuk lejohet dinari serb - BQK: Çdo pagesë do të kryhet në euro!
Sot hyn në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro. Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i......

Eksporti i automjeteve, Kina lë prapa Japoninë - Vendimtar sektori i elektrikeve, që është në zgjerim të fortë
Kina lë prapa Japoninë dhe bëhet vendi më i madh eksportues i automjeteve në botë për herë të parë në 2023-shin. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata......

Gjoba për larjen e makinave apo ujitjen e kopshteve - Spanja pritet të shpallë emergjencën e thatësirës!
Pas muajsh paralajmërimesh, autoritetet katalane pritet të shpallin një emergjencë thatësire sot. Kjo mund të nënkuptojë kufizime më ekstreme të ujit për......

Kosova drejt një valë të re tensionesh etnike duke hequr dinarin serb nga ekonomia e vendit!
Kosova po miraton një rregullore të re që po fshin dinarin e minoritetit serb nga ekonomia e vendit. Tensionet politike janë në rritje dhe Kosova duket se po......

'Shkrihet' Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave- Krijohet Agjencia e Inteligjencës Financiare. Si do transferohen kompetencat dhe punonjësit
Parandalimi i pastrimit të parave do të drejtohet nga Agjencia e Inteligjencës Financiare. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i hap rrugë ristrukturimit......