Kosova Postuar më 1 Shkurt 2024, 09:08

Kosova drejt një valë të re tensionesh etnike duke hequr dinarin serb nga ekonomia e vendit!

Nga SCAN TV
Kosova drejt një valë të re tensionesh etnike duke hequr dinarin

Kosova po miraton një rregullore të re që po fshin dinarin e minoritetit serb nga ekonomia e vendit. Tensionet politike janë në rritje dhe Kosova duket se po rrezikon një valë të re tensionesh etnike me vendimin për të hequr dinarin serb nga sistemi i saj monetar.

Një rregullore e re, e cila hyn në fuqi sot, më 1 shkurt, thotë: “E vetmja valutë e pranuar për pagesa ose transaksione me para të gatshme në Kosovë është euro”, raporton AFP. Kosova miratoi euron në vitin 2002, pavarësisht se nuk ishte as anëtare e Bashkimit Europian dhe as e eurozonës, zonë që ndan monedhën euro. Ndalimi i transaksioneve në dinarë mund të përjashtojë në mënyrë efektive pakicën lokale të serbëve, të cilët përdorin gjerësisht monedhën, nga sistemi financiar në Kosovë. Kjo mund të sjellë një tjetër krizë me Serbinë.

Pas luftës mes dy territoreve që përfundoi në vitin 1999, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Megjithatë, kjo e fundit asnjëherë nuk e ka pranuar zyrtarisht. Të dyja palët janë të mbyllura rregullisht në mosmarrëveshje të hidhura, madje edhe për çështje të vogla si targat.

Edhe pse Kosova ka adoptuar euron, ajo e ka toleruar përdorimin e dinarit serb ndër vite për shkak të rreth 120,000 serbëve që jetojnë atje. Ata i marrin rrogat dhe pensionet në dinarë. Beogradi mbështet komunitetin serb në Kosovë, me vende pune dhe ndihmë financiare në vlerë prej 120 milionë euro çdo vit. Ndalimi i ri i lë serbët e Kosovës me një sasi të madhe pasigurie. Si pasojë e kësaj, disa banka në veri të Kosovës filluan të mbyllen të martën për shkak se nuk mund të operonin më pa licencë të re apo autorizim nga banka qendrore.

Serbia ka zgjedhur këtë moment për të shqyrtuar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Megjithatë, presidenti Aleksandar Vuçiç, duke bërë njoftimin të martën, përmendi tensionet në Ballkan dhe gjetkë në Europë si një arsye për ta konsideruar këtë, në vend të krizës së mundshme të monedhës. Ndërkohë, aleatët më të mëdhenj politikë dhe financiarë të Kosovës po i kërkojnë vendit të pezullojë ndalimin mes frikës për një rritje të tensioneve politike dhe diplomatike. Ambasadorët bënë thirrje për një periudhë më të gjatë tranzicioni dhe kërkuan që publikut t'i jepet një drejtim i qartë se çfarë do të ndodhte.

Autoritetet në Kosovë thanë se rregullorja e re është futur për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave. Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi tha se ndalimi i ri do të ndalonte rrjedhën e parave të parregulluara nga Serbia. AFP e citoi atë të thoshte: "Paratë vazhdojnë të kalojnë kufijtë në çanta udhëtimi dhe më pas të shpërndahen nga zyra të paregjistruara dhe të palicencuara." Qeveria serbe e sheh lëvizjen e Kosovës si provokuese dhe analistët thonë se pothuajse me siguri do të dëmtojë përpjekjet e vazhdueshme për të qetësuar tensionet midis Beogradit dhe Kosovës.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat