'Shkrihet' Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave- Krijohet Agjencia e Inteligjencës Financiare. Si do transferohen kompetencat dhe punonjësit

Parandalimi i pastrimit të parave do të drejtohet nga Agjencia e Inteligjencës Financiare. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i hap rrugë ristrukturimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Misioni i Agjencisë së re është të parandalojë pastrimin e parave e të produkteve që burojnë nga veprat penale, si dhe parandalimin e financimit të terrorizmit, duke bashkëpunuar me institucionet dhe organet kompetente kombëtare e ndërkombëtare. Kjo agjenci do të funksionojë si qendër kombëtare e ngarkuar me mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen tek agjencitë e zbatimit të ligjit të të dhënave për veprimtaritë e mundshme të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ndërkohë që, një ndër funksionet e saj do të jetë shkëmbimi i informacionit me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Prokurorinë e Posaçme, Policinë e Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe autoritetet e tjera kompetente të zbatimit të ligjit apo të inteligjencës për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale, veprat penale ose veprimtaritë kriminale që gjenerojnë produkte të veprës penale dhe financimit të terrorizmit.
Lufta kundër krimit ekonomik u konsiderua si priortiet i qeverisë gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit Bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave, të zhvilluar në dhjetor të vitit që shkoi. Ndërkohë që, në qershor të vitit 2023, Moneyval, mekanizmi i Këshillit të Europës që bën vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave, i dha notë pozitive Shqipërisë për masat që ka marrë në përmbushjen e angazhimeve në këtë drejtim.
Në raportin e publikuar nga Këshilli i Europës u evidentua përmbushja e dy rekomandimeve kryesore, 25 dhe 28 të dhëna nga Task Forca e Veprimit Financiar e Moneyval, që lidhen me transparencën dhe pronësisë përfituese si dhe me mbikëqyrjen e bizneseve dhe profesioneve të caktuara jofinanciare.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Mete me Investitorët e Huaj: Mbyllëm një vit pozitiv! Angazhim të përmirësojmë më tej klimën e biznesit
Ministri i Financave Ervin Mete, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) gjatë tw cilit vuri theksin në......

Vijon rritja e valutave të huaja – Forcohen sërish Dollari, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë mëngjes të regjistrojë rritje teksa është blerë me 95.8 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë në raport me ditën e djeshme......

Ish-pronarët, emrat e 74 familjeve që marrin kompensimin!
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar emrat e 74 ish-pronarëve që marrin paratë e kompensimit. Fondi që ndahet për këto familje kap vlerën e rreth 2......

Ngrihet Komiteti i Përbashkët i Industrisë që do të drejtojë procesin e matjes së audiencës!
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar sot, tryezën e dytë me temë, “Matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar dhe modalitetet për realizimin e......

BE-ja propozon zgjerimin e tregtisë së lirë me Ukrainën, por me kufizime!
Kjo do të thotë se nëse një ose disa shtete anëtare përballen me një tepricë të produkteve bujqësore ukrainase, Brukseli mund të japë dritën jeshile për të......

Kurse për inteligjencë artificiale dhe kodim - Financim 50-100% të kostos për të rinjtë e interesuar
Ndërsa zhvillimet teknologjike po ecin me hapa të vrullshëm, edhe për gjatë vitit 2024, qeveria do të mbështesë financiarisht të rinjtë që zgjedhin të bëjnë......

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.6% - Instituti i Vjenës: Mali i Zi dhe Shqipëria, projeksionet më optimiste në Ballkan
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Vjenës në edicionin e dimrit të vitit 2024, për situatën ekonomike dhe perspektivat, konkludojmë se treguesit......

Guvernatori i BQK, i prerë për dinarin serb - Ismaili: Ne vendosim rregulla dhe duhen zbatuar!
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili mohoi në mënyrë të prerë mundësinë e shtyrjes apo të anulimit të vendimit për ndalimin e qarkullimit të......