Guvernatori i BQK, i prerë për dinarin serb - Ismaili: Ne vendosim rregulla dhe duhen zbatuar!

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili mohoi në mënyrë të prerë mundësinë e shtyrjes apo të anulimit të vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë nga 1 shkurti i këtij viti. Ai theksoi se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.
I pyetur nga gazetarët nëse do të shtyhet ky vendim, ai ftoi qytetarët serbë t’i bashkëngjiten sistemit financiar të Kosovës.
“Qysh me shty, çka me shty, a i bien që me shty që të thuhet që prej nesërmit mund të hyjë një automjet pa rregull, i palicensuar, kush mund ta marrë këtë përgjegjësi, a është dikush prej BQK-së që mund ta presë këtë. Kjo mund ta ketë një kohë tranzicioni, ne nuk po merremi individualisht me qytetarët serbë. Ata janë të mirëseardhur e mirëpritur t’i bashkëngjitën sistemit financiar të Kosovës”, tha Ismaili.
Ai po ashtu tha se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.
“Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshme, është çështje që për neve këto janë rregulluat. Bile deri dje, se ka plot lloj deklarimesh që thonë se ka qenë e rregulluar, deri dje e sot, dhe në fund të janarit kanë mund të hyjnë mjete transportues në Kosovë me bo kesh dhe si ta fusin në Kosovë ta dërgojë ku ka dashtë”.
Nga ana tjetër dhe kryeministri i vendit Albin Kurti është shprehur kategorik për fillimin e zbatimit të këtij vendimi duke filluar që nga 1 shkurti. Ai tha se në katër komunat në veri janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Kurti theksoi se euro është valutë që vjen nga BE-ja, dhe është mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në RKS nuk është një çështje e negociueshme. Ai ka theksuar se rregulloret e BQK-së janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin duke shtuar se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë vendime të pavarura, sepse BQK-ja është institucion i pavarur.
Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila bën të qartë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në të gjithë territorin e vendit është euro. Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe bonuset për fëmijë dhe ndihmat sociale. Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë. Dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Si mund të ulen kostot e transfertave? - BB, asistencë Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e “SEPA”
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po bëjnë progres domethënës në përafrimin e sistemeve të tyre kombëtare të pagesave me standardet e Bashkimit Europian, si......

Sa do të rriten pensionet përgjatë këtij viti? - Eksperti Kujtim Hoxha: Mesatarisht pensionistët do të marrin 500 lekë shtesë në muaj
Një pensionist do të marrë rreth 500 lekë shtesë në muaj pas indeksimit që pritet të bëhet përgjatë këtij viti. Kjo pasi nga fondi 73 milionë dollarë që......

Objektiva ambiciozë për menaxhimin e agroturizmit - Në 100 subjekte turistike të certifikuara përllogariten 14.5 milionë euro në vit
Është hedhur për konsultim publik Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Agroturizmit në Shqipëri, nga ky dokument strategjik janë ndërmarrë në konsideratë disa......

“Strategjia Kombëtare e Agroturizmit”: Drejt objektivit mbi 1000 njësi agroturistike deri në vitin 2030!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë me dije se “Strategjia Kombëtare e Agroturizmit”, një plan i detajuar me masa e aktivitete për forcimin e......

Sa i kushton një shqiptari transferimi i parave? - Nga Italia mes 2.79%-15.71%. Nga Gjermania, 3.14%-10.62% të shumës
Sistemet moderne të pagesave, të cilat sigurojnë që paratë të rrjedhin pa probleme ndërmjet palëve, janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike të një......

FMN jep zgjidhje për skemën e pensioneve - “Përfitimet të jenë në lartësinë e kontributeve. Mos rrisni detyrimet”
Pavarësisht reformës së ndërmarrë në vitin 2015 në skemën e sigurimeve shoqërore, e cila fokusohej në rritjen e moshës së daljes në pension, skema vijon të......

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë vijon të regjistrojë miliona të uritur në vend!
Orizi, gruri, qumështi dhe kallam sheqeri, India është ndër prodhuesit më të mëdhenj të këtyre mallrave bujqësore, megjithatë miliona janë ende të uritur në......

Kërkesa globale për ar bie me 5% në 2023 - Parashikohet rritje në 2024, për shkak të konflikteve dhe tensioneve tregtare
Kërkesa globale për ar, duke përjashtuar “tregtimin mbi banak” ose “over-the-counter” (OTC) ra me 5% në totalin e 4,448.4 ton në vitin 2023, por gjithsesi......