FMN jep zgjidhje për skemën e pensioneve - “Përfitimet të jenë në lartësinë e kontributeve. Mos rrisni detyrimet”

Pavarësisht reformës së ndërmarrë në vitin 2015 në skemën e sigurimeve shoqërore, e cila fokusohej në rritjen e moshës së daljes në pension, skema vijon të trashëgojë problematika, siç është deficiti buxhetor për shkak të numrit të ulët të kontributeve dhe shpenzimeve të larta. Sipas një analize të bërë së fundmi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkalla e mbulimit në skemën e pensioneve për popullsinë në moshë pune mbetet e ulët në Shqipëri, veçanërisht për të vetëpunësuarit. Sipas FMN, aktualisht nga popullsia që konsiderohet në moshë pune 15-64 vjeç, vetëm rreth 38 për qind kontribuojnë në skemën e pensioneve.
Referuar analizës së bërë, FMN parashikon që pensionet do të jenë në vështirësi edhe në vitet e ardhshme dhe për këtë arsye duhet ndërmarrë një reformë e re duke pranuar tendencat e fundit. “Zhvillimet e ardhshme të deficitit të pensioneve janë të pasigurta. Shpenzimet e pensioneve dhe të ardhurat përbënin përkatësisht 6.1 për qind dhe 5 për qind të PBB-së në vitin 2022, me një deficit prej rreth 1 për qind të PBB-së. Baza e të ardhurave është dobësuar nga informaliteti, papunësia dhe pasiviteti. Ana e shpenzimeve ka të ngjarë të zhvendoset drejt më shumë përfitimeve jo kontributive me gjeneratat aktuale të moshës së punës që mbushin moshën daljen në pension”, thekson FMN.
Për këtë arsye Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron politikat që duhet të ndjekë qeveria për përmirësimin e skemës. “Prioritet është adresimi i mbulimit të dobët të popullsisë në moshë pune. Opsione që mund të merret në konsideratë janë ruajtja e stimujve për të rriturit në moshë pune që të respektojnë kontributet. Kjo nënkupton ruajtjen e normës së kontributit në një nivel të arsyeshëm dhe ndoshta kryerjen e studimeve për të kuptuar nëse shkurtimi i kohës së derdhjes së kontributeve do të ndikojë në rritjen e numrit të kontribuuesve”, nënvizon FMN.
Po ashtu një politikë tjetër që sugjerohet është “dhënia e sigurisë tek qytetarët që niveli i pensioneve të ardhshme të jetë i harmonizuar mirë me kontributet e kaluara, gjë që do të shmangte pengesat për të marrë pjesë në skemë. Planet vullnetare të pensioneve private, ndoshta me regjistrimin automatik, janë provuar të jenë një kanal i mirë në disa vende për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve dhe për të rritur përfshirjen financiare. Megjithatë, duhet të trajtohen me kujdes përjashtimet përkatëse tatimore, pasi ato gjithashtu kufizojnë të ardhurat dhe kanë impakt të rëndësishëm në pjesëmarrje”.
Në fillim të këtij vitit, i pyetur nga SCAN TV, Ministri i Financave Ervin Mete pranoi se ka ardhur koha dhe po punohet për të rishikuar skemën e pensioneve, në mënyrë që ajo të jetë më funksionale dhe më dinjitoze.
Referuar të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për 6-mujorin e parë 2023, numri i kontribuuesve në skemën e pensioneve është 831 ku mijë individë, ndërsa numri i përfituesve 761 mijë individë. Subvencioni që skema merr nga buxheti i shtetit për këtë periudhë llogaritet në 8.8 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë vijon të regjistrojë miliona të uritur në vend!
Orizi, gruri, qumështi dhe kallam sheqeri, India është ndër prodhuesit më të mëdhenj të këtyre mallrave bujqësore, megjithatë miliona janë ende të uritur në......

Kërkesa globale për ar bie me 5% në 2023 - Parashikohet rritje në 2024, për shkak të konflikteve dhe tensioneve tregtare
Kërkesa globale për ar, duke përjashtuar “tregtimin mbi banak” ose “over-the-counter” (OTC) ra me 5% në totalin e 4,448.4 ton në vitin 2023, por gjithsesi......

Gjykatësi anulon shpërblimin 56 mld USD për Musk - Investitorët kishin denoncuar shumën si të tepërt dhe jotransparente
Një gjykatës në Delaware anuloi paketën e pagesave rekord të Elon Musk prej 56 miliardë dollarësh në Tesla, duke e quajtur shpërblimin e dhënë nga bordi i......

Mjeku i pestë më i pasur në botë - Al Habib nga Arabia Saudite ka një pasuri prej 12 miliardë dollarësh
Një mjek saudit regjistron një pasuri prej 12 miliardë dollarësh, ndërsa aksionet e kompanisë së tij të kujdesit shëndetësor u rritën, duke e renditur atë në......

Greqia, prodhim rekord të energjisë së gjelbër - Vendi ka si objektiv eksportin në Veri të Europës
Greqia regjistroi një rekord të lartë në prodhimin e energjisë së erës, diellit dhe hidrocentraleve vitin e kaluar, sipas të dhënave të operatorit të saj të......

FMN, optimist për rritjen ekonomike globale - “Parashikohet një lehtësim më i shpejtë i inflacionit”
Fondi Monetar Ndërkombëtar e ngriti më lart parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale, duke përmirësuar perspektivën si për Shtetet e Bashkuara të......

Ekonomia në Eurozonë, e qendrueshme - Franca dhe Gjermania, me performancën më negative
Prodhimi i Brendshëm Bruto si i Eurozonës, ashtu edhe i Bashkimit Europian mbetën të qendrueshëm gjatë tremujorit të katërt të 2023-shit krahasuar me......

Janari, muaj shumë pozitiv për dollarin -Rritet me mbi 2%, zbehen shanset që FED të ulë interesat në mars
Dollari amerikan pritet të publikojë fitimet më të mëdha mujore që nga shtatori i vitit të kaluar, gjatë janarit, për shkak se investitorët kanë ulur bastet......