Një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë vijon të regjistrojë miliona të uritur në vend!

Orizi, gruri, qumështi dhe kallam sheqeri, India është ndër prodhuesit më të mëdhenj të këtyre mallrave bujqësore, megjithatë miliona janë ende të uritur në vendin më të populluar në botë. India mund të jetë prodhuesi i dytë më i madh i ushqimit në botë bazuar në përmbajtjen e kalorive, megjithatë vendi u rendit në 111 nga 125 vende në Indeksin Global të Urisë të publikuar së fundmi, i cili i referohej nivelit të urisë në popullatën e Indisë si "serioz".
India, me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, përbën një të katërtën e të paushqyerve në botë dhe është shtëpia e mbi 190 milionë njerëzve të uritur. Një pjesë e madhe e problemit qëndron tek pengesat logjistike. ‘Humbjet pas vjeljes’ i referohen ushqimit të humbur në zinxhirin e furnizimit nga vjelja e të korrave deri në procesin e konsumit. Perimet dhe frutat skadojnë më shpejt kur ka mungesë të ruajtjes së ftohtë dhe qindra tonë kokrra ushqimore rrezikojnë të kalben në magazina.
Arsyet e tjera për produktivitetin e ulët të Indisë përfshijnë sistemet "joefikase" të shpërndarjes së ushqimit, motin e çrregullt dhe të pazakontë, rregulloret e rënda si dhe mungesën e edukimit dhe trajnimit për fermerët, tha ITA. Problemi ushqimor i Indisë është i ndërlikuar gjithashtu nga fakti se klasa e mesme në rritje është në rrugën e duhur për të kërkuar më shumë ushqim dhe ushqim me cilësi më të mirë gjithashtu.
Nevoja për sigurinë ushqimore është bërë parësore, ajo është një çështje me të cilën qeveria duhet të përballet me afrimin e zgjedhjeve të vendit. India është prodhuesi më i madh në botë i qumështit dhe prodhuesi i dytë më i madh i orizit, grurit, perimeve dhe frutave.
Vendi thotë se është "i mbështetur te vetja dhe konkurrues ndërkombëtar", megjithatë në vitin e kaluar, furnizimet e paqëndrueshme dhe lëvizjet e çmimeve për produktet ushqimore thelbësore kanë bërë që qeveria të shtrëngojë dërgesat jashtë shtetit. India është përballur me disa furnizime të paqëndrueshme dhe lëvizje të çmimeve për produktet ushqimore thelbësore në vitin e kaluar, gjë që e bëri qeverinë të shtrëngonte dërgesat jashtë shtetit.
Në një përpjekje për të frenuar çmimet e brendshme, India ndaloi eksportet e qepëve nga dhjetori në mars. Në tetor, vendi zgjati frenimin e eksportit të sheqerit, i cili filloi në shtator. India, eksportuesi kryesor në botë i orizit, ndaloi gjithashtu eksportet e orizit të bardhë jo basmati në korrik.
Çmimet e domateve, një element i rëndësishëm në gatimet lokale, u rritën gjithashtu vitin e kaluar për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Me afrimin e shpejtë të zgjedhjeve, disa shpresojnë se mund të merren më shumë masa për të ndihmuar ekosistemin ushqimor të vendit. India do të publikojë buxhetin e saj të përkohshëm të enjten.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kërkesa globale për ar bie me 5% në 2023 - Parashikohet rritje në 2024, për shkak të konflikteve dhe tensioneve tregtare
Kërkesa globale për ar, duke përjashtuar “tregtimin mbi banak” ose “over-the-counter” (OTC) ra me 5% në totalin e 4,448.4 ton në vitin 2023, por gjithsesi......

Gjykatësi anulon shpërblimin 56 mld USD për Musk - Investitorët kishin denoncuar shumën si të tepërt dhe jotransparente
Një gjykatës në Delaware anuloi paketën e pagesave rekord të Elon Musk prej 56 miliardë dollarësh në Tesla, duke e quajtur shpërblimin e dhënë nga bordi i......

Mjeku i pestë më i pasur në botë - Al Habib nga Arabia Saudite ka një pasuri prej 12 miliardë dollarësh
Një mjek saudit regjistron një pasuri prej 12 miliardë dollarësh, ndërsa aksionet e kompanisë së tij të kujdesit shëndetësor u rritën, duke e renditur atë në......

Greqia, prodhim rekord të energjisë së gjelbër - Vendi ka si objektiv eksportin në Veri të Europës
Greqia regjistroi një rekord të lartë në prodhimin e energjisë së erës, diellit dhe hidrocentraleve vitin e kaluar, sipas të dhënave të operatorit të saj të......

FMN, optimist për rritjen ekonomike globale - “Parashikohet një lehtësim më i shpejtë i inflacionit”
Fondi Monetar Ndërkombëtar e ngriti më lart parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale, duke përmirësuar perspektivën si për Shtetet e Bashkuara të......

Ekonomia në Eurozonë, e qendrueshme - Franca dhe Gjermania, me performancën më negative
Prodhimi i Brendshëm Bruto si i Eurozonës, ashtu edhe i Bashkimit Europian mbetën të qendrueshëm gjatë tremujorit të katërt të 2023-shit krahasuar me......

Janari, muaj shumë pozitiv për dollarin -Rritet me mbi 2%, zbehen shanset që FED të ulë interesat në mars
Dollari amerikan pritet të publikojë fitimet më të mëdha mujore që nga shtatori i vitit të kaluar, gjatë janarit, për shkak se investitorët kanë ulur bastet......

Nafta, në rënie pavarësisht tensioneve - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës, pavarësisht përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen......