Kërkesa globale për ar bie me 5% në 2023 - Parashikohet rritje në 2024, për shkak të konflikteve dhe tensioneve tregtare

Kërkesa globale për ar, duke përjashtuar “tregtimin mbi banak” ose “over-the-counter” (OTC) ra me 5% në totalin e 4,448.4 ton në vitin 2023, por gjithsesi mbeti e fortë krahasuar me mesataren 10-vjeçare për shkak të pasigurive gjeopolitike dhe ekonomike, njoftoi Këshilli Botëror i Arit.
Një treg mbi banak (OTC) është një treg dytësor që nuk ka rregullore ku investitorët bien dakord për transaksionet e tyre nëpërmjet netimit dhe marrëveshjeve të kolateralit me palën tjetër. Sipas Këshillit, konfliktet e vazhdueshme, tensionet tregtare dhe mbi 60 palë zgjedhje anëmbanë botës në 2024 pritet ta mbështesin kërkesën për metalin e verdhë, gjatë këtij viti dhe të kompensojnë një goditje të mundshme në blerjet e bizhuterive, për shkak të çmimeve të larta dhe ngadalësimit ekonomik.
Duke përfshirë edhe kërkesën nga tregjet mbi banak (OTC) dhe burime të tjera, kërkesa totale për ar u rrit me 3% vitin e kaluar, në një rekord të ri prej 4,898.8 ton. Rritja e kërkesës bëri që edhe çmimi i arit të regjistronte një nivel mesatar rekord prej 1,940 dollarë për onz.
Në dhjetor të vitit të kaluar, metali i verdhë u rrit në nivelin më të lartë në histori prej 2,135.4 dollarë për onz, ndërsa ka qëndruar mbi nivelin psikologjik të 2,000 dollarëve edhe gjatë këtij viti. Sipas një sondazhi të Reuters, ari pritet të ketë një çmim mesatar prej 2,053.5 dollarë, gjatë 2024-ës.
Ndërsa blerjet nga bankat qendrore ishin me një ritëm të shpejtë në vitin 2022, kërkesa nga ky sektor arriti në 1,037.4 ton në 2023, në rënie vjetore me 4%. Blerjet nga bankat qendrore pritet të ngadalësohen me rreth 200 tonë në vitin 2024, por mbeten më të larta se para vitit 2022.
Ndërkohë, blerja e shufrave dhe monedhave të arit ra me 3%, pasi kërkesa në Europë u ngadalësua, ndërsa flukset dalëse nga Fondet e Tregtuara në Bursë (ETF), që e ruajnë metalin e verdhë për investitorët, vazhduan për të tretin vit radhazi me 244.4 ton rënie.
Lidion Kulla/SCAN
Sondazh

Gjykatësi anulon shpërblimin 56 mld USD për Musk - Investitorët kishin denoncuar shumën si të tepërt dhe jotransparente
Një gjykatës në Delaware anuloi paketën e pagesave rekord të Elon Musk prej 56 miliardë dollarësh në Tesla, duke e quajtur shpërblimin e dhënë nga bordi i......

Mjeku i pestë më i pasur në botë - Al Habib nga Arabia Saudite ka një pasuri prej 12 miliardë dollarësh
Një mjek saudit regjistron një pasuri prej 12 miliardë dollarësh, ndërsa aksionet e kompanisë së tij të kujdesit shëndetësor u rritën, duke e renditur atë në......

Greqia, prodhim rekord të energjisë së gjelbër - Vendi ka si objektiv eksportin në Veri të Europës
Greqia regjistroi një rekord të lartë në prodhimin e energjisë së erës, diellit dhe hidrocentraleve vitin e kaluar, sipas të dhënave të operatorit të saj të......

FMN, optimist për rritjen ekonomike globale - “Parashikohet një lehtësim më i shpejtë i inflacionit”
Fondi Monetar Ndërkombëtar e ngriti më lart parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale, duke përmirësuar perspektivën si për Shtetet e Bashkuara të......

Ekonomia në Eurozonë, e qendrueshme - Franca dhe Gjermania, me performancën më negative
Prodhimi i Brendshëm Bruto si i Eurozonës, ashtu edhe i Bashkimit Europian mbetën të qendrueshëm gjatë tremujorit të katërt të 2023-shit krahasuar me......

Janari, muaj shumë pozitiv për dollarin -Rritet me mbi 2%, zbehen shanset që FED të ulë interesat në mars
Dollari amerikan pritet të publikojë fitimet më të mëdha mujore që nga shtatori i vitit të kaluar, gjatë janarit, për shkak se investitorët kanë ulur bastet......

Nafta, në rënie pavarësisht tensioneve - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës, pavarësisht përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore edhe këtë të mërkurë!
Dollari amerikan ka pasur sërish rritje edhe këtë të mërkurë duke u blerë sot me 95.6 lekë dhe duke u shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit......