Shqipëria Postuar më 31 Janar 2024, 14:31

Objektiva ambiciozë për menaxhimin e agroturizmit - Në 100 subjekte turistike të certifikuara përllogariten 14.5 milionë euro në vit

Nga SCAN TV
Objektiva ambiciozë për menaxhimin e agroturizmit - Në 100

Është hedhur për konsultim publik Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Agroturizmit në Shqipëri, nga ky dokument strategjik janë ndërmarrë në konsideratë disa objektiva. Së pari është nxitja e prodhimit të qëndrueshëm dhe cilësor të ushqimeve përmes sektorit agro-ushqimor konkurrues dhe novator, gjithashtu garantimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, zhvillimi i balancuar i territorit në zonat rurale, përfshirja sociale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës si dhe objektivi i fundit është menaxhimi efektiv i fondeve publike për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Që sektori i agroturizmit të përforcohet, rol të rendësishëm ka dhe përfshirja e grave dhe të rinjve. Në strategji theksohet se në zonat rurale gratë janë “kujdestaret” e përpunimit të produkteve dhe përgatitjes së ushqimit.

Ndërkohë nga ana tjetër, emgrimi i të rinjve përbën një risk i cili përcaktohet nga vështirësia e mikro-fermave në zonat rurale të marxhinalizuara për të gjeneruar të ardhura. Zhvillimi i sipërmarrjeve të vogla të të rinjve synon zgjerimin e sipërfaqeve bujqësore të përdorshme.

Ndërkaq, në kuadër të studimeve të marra në konsideratë në strategji, duke presupozuar që xhiroja e një subjekti të agroturizmit është rreth 142.000 euro në vit, dhe duke arritur objektivin e pasjes së 100 subjekteve të certifikuara të agroturizmit deri në 2027, mund të parashikohet se do të ketë një ndikim në vlerën e 14.2 milionë euro, krahasuar me 3.45 milionë euro në vit për 25 subjekte aktuale të certifikuara të agroturizmit.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat