Sa do të rriten pensionet përgjatë këtij viti? - Eksperti Kujtim Hoxha: Mesatarisht pensionistët do të marrin 500 lekë shtesë në muaj

Një pensionist do të marrë rreth 500 lekë shtesë në muaj pas indeksimit që pritet të bëhet përgjatë këtij viti.
Kjo pasi nga fondi 73 milionë dollarë që është adresuar, 34 milionë dollarë do të shkojnë për bonusin e fundvitit dhe 39 milionë dollarë do të përdoren për indeksimin që bëhet bazuar në normën e inflacionit.
Ky fond, thotë eksperti i Sigurimeve Shoqërore Kujtim Hoxha do të sjellë një rritje mesatarisht 500 lekë në muaj.
Shtesa pritet të aplikohet në muajin prill, siç edhe ka ndodhur në vitet e mëparshme, me përjashtim të vitit 2023 ku indeksimi me 8.6 për qind u krye në muajin tetor.
Nga studio e emisionit “Box to Box” Hoxha u ndal edhe tek vlerësimi i skemës që Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur në bashkëpunim me Bankën Botërore, duke vënë theksin tek miratimi i minimumit jetik.
Ky minimum jetik, sipas tij duhet të shërbejë si bazë jo vetëm për pensionet që lidhen rishtazi por edhe për ata të cilët janë aktualisht në skemë, e që tajtohen me pensione minimale.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Objektiva ambiciozë për menaxhimin e agroturizmit - Në 100 subjekte turistike të certifikuara përllogariten 14.5 milionë euro në vit
Është hedhur për konsultim publik Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Agroturizmit në Shqipëri, nga ky dokument strategjik janë ndërmarrë në konsideratë disa......

“Strategjia Kombëtare e Agroturizmit”: Drejt objektivit mbi 1000 njësi agroturistike deri në vitin 2030!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë me dije se “Strategjia Kombëtare e Agroturizmit”, një plan i detajuar me masa e aktivitete për forcimin e......

Sa i kushton një shqiptari transferimi i parave? - Nga Italia mes 2.79%-15.71%. Nga Gjermania, 3.14%-10.62% të shumës
Sistemet moderne të pagesave, të cilat sigurojnë që paratë të rrjedhin pa probleme ndërmjet palëve, janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike të një......

FMN jep zgjidhje për skemën e pensioneve - “Përfitimet të jenë në lartësinë e kontributeve. Mos rrisni detyrimet”
Pavarësisht reformës së ndërmarrë në vitin 2015 në skemën e sigurimeve shoqërore, e cila fokusohej në rritjen e moshës së daljes në pension, skema vijon të......

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë vijon të regjistrojë miliona të uritur në vend!
Orizi, gruri, qumështi dhe kallam sheqeri, India është ndër prodhuesit më të mëdhenj të këtyre mallrave bujqësore, megjithatë miliona janë ende të uritur në......

Kërkesa globale për ar bie me 5% në 2023 - Parashikohet rritje në 2024, për shkak të konflikteve dhe tensioneve tregtare
Kërkesa globale për ar, duke përjashtuar “tregtimin mbi banak” ose “over-the-counter” (OTC) ra me 5% në totalin e 4,448.4 ton në vitin 2023, por gjithsesi......

Gjykatësi anulon shpërblimin 56 mld USD për Musk - Investitorët kishin denoncuar shumën si të tepërt dhe jotransparente
Një gjykatës në Delaware anuloi paketën e pagesave rekord të Elon Musk prej 56 miliardë dollarësh në Tesla, duke e quajtur shpërblimin e dhënë nga bordi i......

Mjeku i pestë më i pasur në botë - Al Habib nga Arabia Saudite ka një pasuri prej 12 miliardë dollarësh
Një mjek saudit regjistron një pasuri prej 12 miliardë dollarësh, ndërsa aksionet e kompanisë së tij të kujdesit shëndetësor u rritën, duke e renditur atë në......