Ish-pronarët, emrat e 74 familjeve që marrin kompensimin!
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar emrat e 74 ish-pronarëve që marrin paratë e kompensimit. Fondi që ndahet për këto familje kap vlerën e rreth 2 milionë dollarëve.
Sipas njoftimit të ATP ,ë zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar dhe “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, në fillim të vitit buxhetor 2024, janë përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 74 vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2020-2023, nga të cilët:
- për 64 vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë,
- për 6 vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt,
- për 4 vendime, subjektet përfitojnë këstin e dytë.
ATP evidenton se vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2024, si këst i radhës për 74 vendimet e subjekteve përfitues, është 219,410,760.86 lekë.
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ngrihet Komiteti i Përbashkët i Industrisë që do të drejtojë procesin e matjes së audiencës!
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar sot, tryezën e dytë me temë, “Matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar dhe modalitetet për realizimin e......

BE-ja propozon zgjerimin e tregtisë së lirë me Ukrainën, por me kufizime!
Kjo do të thotë se nëse një ose disa shtete anëtare përballen me një tepricë të produkteve bujqësore ukrainase, Brukseli mund të japë dritën jeshile për të......

Kurse për inteligjencë artificiale dhe kodim - Financim 50-100% të kostos për të rinjtë e interesuar
Ndërsa zhvillimet teknologjike po ecin me hapa të vrullshëm, edhe për gjatë vitit 2024, qeveria do të mbështesë financiarisht të rinjtë që zgjedhin të bëjnë......

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.6% - Instituti i Vjenës: Mali i Zi dhe Shqipëria, projeksionet më optimiste në Ballkan
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Vjenës në edicionin e dimrit të vitit 2024, për situatën ekonomike dhe perspektivat, konkludojmë se treguesit......

Guvernatori i BQK, i prerë për dinarin serb - Ismaili: Ne vendosim rregulla dhe duhen zbatuar!
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili mohoi në mënyrë të prerë mundësinë e shtyrjes apo të anulimit të vendimit për ndalimin e qarkullimit të......

Si mund të ulen kostot e transfertave? - BB, asistencë Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e “SEPA”
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po bëjnë progres domethënës në përafrimin e sistemeve të tyre kombëtare të pagesave me standardet e Bashkimit Europian, si......

Sa do të rriten pensionet përgjatë këtij viti? - Eksperti Kujtim Hoxha: Mesatarisht pensionistët do të marrin 500 lekë shtesë në muaj
Një pensionist do të marrë rreth 500 lekë shtesë në muaj pas indeksimit që pritet të bëhet përgjatë këtij viti. Kjo pasi nga fondi 73 milionë dollarë që......

Objektiva ambiciozë për menaxhimin e agroturizmit - Në 100 subjekte turistike të certifikuara përllogariten 14.5 milionë euro në vit
Është hedhur për konsultim publik Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Agroturizmit në Shqipëri, nga ky dokument strategjik janë ndërmarrë në konsideratë disa......