Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.6% - Instituti i Vjenës: Mali i Zi dhe Shqipëria, projeksionet më optimiste në Ballkan
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Vjenës në edicionin e dimrit të vitit 2024, për situatën ekonomike dhe perspektivat, konkludojmë se treguesit kryesorë makroekonomikë si norma e inflacionit, norma e papunësisë dhe Produkti i Brendshëm Bruto do të jenë sfidues për vendet e rajonit në 3-vjeçarin e ardhshëm.
Në terma nominalë themi se Produkti i Brendshëm Bruto ( GDP) pritet të zgjerohet në vitin 2024 me 3.6% ndërsa inflacioni premton shifra optimiste pasi do të ketë një rënie nga 4.8% në 3%. Inflacioni parashikohet të jetë në nivele të kënaqshme gjatë gjithë 3-vjeçarit jo vetëm gjatë vitit aktual. Përsa i përket normës së papunësisë themi se edhe ky tregues do të ndjekë një kurbë rënëse dhe pritet që në vitin 2024 të jetë 9.5% nga 10% që ishte në vitin 2023.
Por çfarë thonë shifrat përsa i përket projeksioneve në nivel rajonal?
Sipas të dhënave të raportit për projeksionet e rritjes ekonomike në vendet e rajonit Shqipëria pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartë, pas Malit të Zi . Ekonomia në Malin e Zi pritet të zgjerohet me 4% ndërsa ekonomia e vendit tonë pritet të ketë një zgjerim me 3.6% ndërsa ekonomia e Kosovës pritet të zgjerohet me 3.5% në vitin 2024. Në vendet e tjera të rajonit si Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet që kjo rritje të jetë me 2%, 2.2% dhe 2.4% përkatësisht.
"Scan Intel" ka analizuar të dhënat edhe për pritshmëritë që lidhen me normën e inflacionit dhe atë të papunësisë për vendet e rajonit. Në një krahasim me vendet e tjera Mali i Zi, Serbia dhe Kosova pritet të kenë rritjet më të larta të normës së inflacionit, ky zgjerim parashikohet të jetë përkatësisht me 5%, 4.5% dhe 4% ndërsa Shqipëria pritet të ketë një rënie të këtij treguesi dhe pritet të jetë në nivel optimal, 3% në vitin 2024.Kujtojmë që norma e inflacionit në vitin 2023 përllogaritej në 4.8%.
Sipas Institutit tw Vienës, norma e papunësisë në Shqipëri në vitin 2024 pritet të jetë 0.5% më e ulët se në vitin 2023, ose 9.5%. Në të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë kjo normë do të luhatet nga 10% në 13.2%.
Armela Duka /SCAN
Sondazh

Guvernatori i BQK, i prerë për dinarin serb - Ismaili: Ne vendosim rregulla dhe duhen zbatuar!
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili mohoi në mënyrë të prerë mundësinë e shtyrjes apo të anulimit të vendimit për ndalimin e qarkullimit të......

Si mund të ulen kostot e transfertave? - BB, asistencë Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e “SEPA”
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po bëjnë progres domethënës në përafrimin e sistemeve të tyre kombëtare të pagesave me standardet e Bashkimit Europian, si......

Sa do të rriten pensionet përgjatë këtij viti? - Eksperti Kujtim Hoxha: Mesatarisht pensionistët do të marrin 500 lekë shtesë në muaj
Një pensionist do të marrë rreth 500 lekë shtesë në muaj pas indeksimit që pritet të bëhet përgjatë këtij viti. Kjo pasi nga fondi 73 milionë dollarë që......

Objektiva ambiciozë për menaxhimin e agroturizmit - Në 100 subjekte turistike të certifikuara përllogariten 14.5 milionë euro në vit
Është hedhur për konsultim publik Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Agroturizmit në Shqipëri, nga ky dokument strategjik janë ndërmarrë në konsideratë disa......

“Strategjia Kombëtare e Agroturizmit”: Drejt objektivit mbi 1000 njësi agroturistike deri në vitin 2030!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë me dije se “Strategjia Kombëtare e Agroturizmit”, një plan i detajuar me masa e aktivitete për forcimin e......

Sa i kushton një shqiptari transferimi i parave? - Nga Italia mes 2.79%-15.71%. Nga Gjermania, 3.14%-10.62% të shumës
Sistemet moderne të pagesave, të cilat sigurojnë që paratë të rrjedhin pa probleme ndërmjet palëve, janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike të një......

FMN jep zgjidhje për skemën e pensioneve - “Përfitimet të jenë në lartësinë e kontributeve. Mos rrisni detyrimet”
Pavarësisht reformës së ndërmarrë në vitin 2015 në skemën e sigurimeve shoqërore, e cila fokusohej në rritjen e moshës së daljes në pension, skema vijon të......

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë vijon të regjistrojë miliona të uritur në vend!
Orizi, gruri, qumështi dhe kallam sheqeri, India është ndër prodhuesit më të mëdhenj të këtyre mallrave bujqësore, megjithatë miliona janë ende të uritur në......