Kosova Postuar më 1 Shkurt 2024, 10:47

Kosovë, nga sot nuk lejohet dinari serb - BQK: Çdo pagesë do të kryhet në euro!

Nga SCAN TV
Kosovë, nga sot nuk lejohet dinari serb - BQK: Çdo pagesë do

Sot hyn në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro. Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar. Komuniteti ndërkombëtar kishte kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, duke argumentuar se ai “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.

Ekzekutivi kosovar theksoi se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalohent transfertat e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera. Megjithatë, nga 1 shkurti nuk do të lejohet importi i parave nëse institucionet që e bëjnë importin, nuk janë të licencuara nga BQK-ja. Qeveria e Kosovës konfirmoi se të gjitha bankat komerciale në shtet janë udhëzuar që të hapin degë në veri, teksa BQK-ja i ka detyruar ato që të ofrojnë xhirollogari bazike, pa kosto për poseduesit e tyre.

Ndërkaq, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve paralajmëroi se do të nisë operimin në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicës serbe, në mënyrë që bizneset atje të mund të regjistrohen dhe fiskalizohen.

Qytetarët serbë në veri të vendit përdorin vetëm dinarin për të kryer pagesa. Me këtë valutë, kanë marrë pagën edhe punonjësit në institucionet serbe në Kosovë, por janë paguar edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe bonuset për fëmijë dhe ndihmat sociale. Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët janë përdorur në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat