Vrojtimi i BSH: Ndërtimi parashikon rënie të aktivitetit. Rritet treguesi i besimit në industri dhe në tregti!

Treguesi i ndjesisë ekonomike i është rikthyer rënies me 1.8 pikë në muajin janar. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, gjithsesi niveli aktual qëndron 7.6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e treguesit për muajin e parë të vitit u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve, ndërsa në një masë më të vogël ndikoi rënia e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorët e industrisë dhe tregtisë shënuan rritje.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4 pikë përqindje, pasi bizneset e këtij sektori u shprehën më optimistë për kontratat porositëse nga eksportet dhe gjendjen e prodhimit aktual. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen regjistruan një rritje të lehtë, ndërsa pritjet për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.
Treguesi i besimit në ndërtim ra me 8.6 pikë përqindje, i përcaktuar kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, ashtu si edhe pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 5.2 pikë përqindje në janar ku kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu edhe për nivelin e kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën, nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen në rënie nga këto biznese.
Treguesi i besimit në tregti u rrit me 4.9 pikë përqindje, ndikuar kryesisht nga vlerësimi më optimist i bizneseve për ecurinë aktuale të sektorit. Pritjet për punësimin në të ardhmen regjistruan gjithashtu rritje të lehtë, ndërsa parashikohet rënie e çmimeve në të ardhmen.
Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.9 pikë përqindje. Konsumatorët vlerësuan me rënie situatën e tyre financiare dhe atë ekonomike të vendit në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha u rrit lehtë në muajin janar.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Zinxhiri global i prodhimit të ushqimit, katastrofik - Konsumi i mishit u rrit me 500% midis 1992 dhe 2016
“Çelësi” për një dietë më të qëndrueshme është zvogëlimi i konsumit të mishit, pasi jo vetëm që do të tkurren kostot e mëdha të kujdesit shëndetësor, por......

Pentagoni, program për çmimet e mineraleve të rralla - Rezerva strategjike të germaniumit, por nuk ka galium
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes planifikon të zhvillojë një program për të vlerësuar çmimet dhe për të parashikuar furnizimet e nikelit, kobaltit dhe......

Kosovë, nga sot nuk lejohet dinari serb - BQK: Çdo pagesë do të kryhet në euro!
Sot hyn në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro. Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i......

Eksporti i automjeteve, Kina lë prapa Japoninë - Vendimtar sektori i elektrikeve, që është në zgjerim të fortë
Kina lë prapa Japoninë dhe bëhet vendi më i madh eksportues i automjeteve në botë për herë të parë në 2023-shin. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata......

Gjoba për larjen e makinave apo ujitjen e kopshteve - Spanja pritet të shpallë emergjencën e thatësirës!
Pas muajsh paralajmërimesh, autoritetet katalane pritet të shpallin një emergjencë thatësire sot. Kjo mund të nënkuptojë kufizime më ekstreme të ujit për......

Kosova drejt një valë të re tensionesh etnike duke hequr dinarin serb nga ekonomia e vendit!
Kosova po miraton një rregullore të re që po fshin dinarin e minoritetit serb nga ekonomia e vendit. Tensionet politike janë në rritje dhe Kosova duket se po......

'Shkrihet' Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave- Krijohet Agjencia e Inteligjencës Financiare. Si do transferohen kompetencat dhe punonjësit
Parandalimi i pastrimit të parave do të drejtohet nga Agjencia e Inteligjencës Financiare. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i hap rrugë ristrukturimit......

Mete me Investitorët e Huaj: Mbyllëm një vit pozitiv! Angazhim të përmirësojmë më tej klimën e biznesit
Ministri i Financave Ervin Mete, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) gjatë tw cilit vuri theksin në......