Zinxhiri global i prodhimit të ushqimit, katastrofik - Konsumi i mishit u rrit me 500% midis 1992 dhe 2016

“Çelësi” për një dietë më të qëndrueshme është zvogëlimi i konsumit të mishit, pasi jo vetëm që do të tkurren kostot e mëdha të kujdesit shëndetësor, por gjithashtu do të ndihmojë në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Konsumi global i mishit u rrit me 500% midis 1992-shit dhe 2016-ës, dhe blegtoria ka një ndikim më të madh në klimë sesa çdo aktivitet tjetër prodhues ushqimor.
Kjo konfirmohet nga një hetim i gjerë i Komisionit Ekonomik të Sistemeve Ushqimore - FSEC, i cili vlerëson se humbjet totale nga zinxhiri global i prodhimit të ushqimit - prodhimi, promovimi dhe konsumi - arrijnë në një shumë të paimagjinueshme prej 15 trilionë dollarësh çdo vit. Por nëse sistemi ndryshon rrënjësisht dhe bashkë me ‘të dhe dieta, përfitimet për shëndetin dhe ekonominë vlerësohen në 10 trilionë dollarë.
Për të ndryshuar strukturën e procesit të prodhimit, është i nevojshëm taksimi i ndotësve nga sektori bujqësor dhe ridrejtimi i subvencioneve drejt ushqimit të shëndetshëm, i cili rritet në mënyra miqësore me mjedisin. Gjithashtu, adoptimi i teknologjive të reja do të ishte i dobishëm për reduktimin e ndotësve, ndërkohë që gjithmonë sipas FSEC, mbështetja financiare e kultivuesve të vegjël është e nevojshme.
Kostoja e këtyre ndryshimeve është midis 200 dhe 500 miliardë dollarë në vit, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, të cilat qeverive do t'u kërkohet të absorbojnë. Sipas raportit, megjithatë, kjo është një shumë minimale në krahasim me përfitimet e vlerësuara prej 10 trilionë dollarë.
Gjithashtu, deri në vitin 2050, kequshqyerja mund të eliminohet dhe 174 milionë vdekje të parakohshme të lidhura me sëmundjet kronike të lidhura me dietën mund të shmangen. Ky ishte rezultati i parë i mundshëm sipas skenarëve që FSEC po shqyrton. I dyti, e cila studion rrjedhën e planetit bazuar në tendencat ekzistuese, është shumë më ogurzi.
Kostot aktuale shëndetësore të lidhura vetëm me gabimet e sistemit ushqimor vlerësohen në 11 trilion dollarë në vit. Ato lindin veçanërisht nga sëmundjet jo të transmetueshme, si diabeti, hipertensioni dhe kanceret, ndërkohë që shumica e problemeve rëndojnë obezët.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pentagoni, program për çmimet e mineraleve të rralla - Rezerva strategjike të germaniumit, por nuk ka galium
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes planifikon të zhvillojë një program për të vlerësuar çmimet dhe për të parashikuar furnizimet e nikelit, kobaltit dhe......

Kosovë, nga sot nuk lejohet dinari serb - BQK: Çdo pagesë do të kryhet në euro!
Sot hyn në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro. Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i......

Eksporti i automjeteve, Kina lë prapa Japoninë - Vendimtar sektori i elektrikeve, që është në zgjerim të fortë
Kina lë prapa Japoninë dhe bëhet vendi më i madh eksportues i automjeteve në botë për herë të parë në 2023-shin. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata......

Gjoba për larjen e makinave apo ujitjen e kopshteve - Spanja pritet të shpallë emergjencën e thatësirës!
Pas muajsh paralajmërimesh, autoritetet katalane pritet të shpallin një emergjencë thatësire sot. Kjo mund të nënkuptojë kufizime më ekstreme të ujit për......

Kosova drejt një valë të re tensionesh etnike duke hequr dinarin serb nga ekonomia e vendit!
Kosova po miraton një rregullore të re që po fshin dinarin e minoritetit serb nga ekonomia e vendit. Tensionet politike janë në rritje dhe Kosova duket se po......

'Shkrihet' Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave- Krijohet Agjencia e Inteligjencës Financiare. Si do transferohen kompetencat dhe punonjësit
Parandalimi i pastrimit të parave do të drejtohet nga Agjencia e Inteligjencës Financiare. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i hap rrugë ristrukturimit......

Mete me Investitorët e Huaj: Mbyllëm një vit pozitiv! Angazhim të përmirësojmë më tej klimën e biznesit
Ministri i Financave Ervin Mete, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) gjatë tw cilit vuri theksin në......

Vijon rritja e valutave të huaja – Forcohen sërish Dollari, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë mëngjes të regjistrojë rritje teksa është blerë me 95.8 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë në raport me ditën e djeshme......