Masat shtrënguese po kthehen në Europë - Belgjika, Greqia, Spanja, Franca dhe Italia ‘në rrezik’

Autoriteti mbikëqyrës këshillimor i Komisionit Europian ftoi vendet e BE-së me borxhe të tepërta të frenojnë shpenzimet e mëdha, si dhe tkurrin deficitet e tyre, të cilat u vlerësuan si të tepërta. Në një raport, Bordi Fiskal Europian - EFB tha se pesë vendet e Eurozonës që konsiderohen ‘me rrezik të lartë në afat të mesëm’, përkatësisht Belgjika, Greqia, Spanja, Franca dhe Italia, duhet të bëjnë më shumë për të riparuar financat e tyre.
Vendet në fjalë “duhet të shfrytëzojnë rastin për të bërë një përpjekje shtesë për të ulur deficitet e tyre fiskale. Politikat kombëtare fiskale duhet të trajtojnë hendekun e shpenzimeve, duke mbrojtur investimet”, theksuan zyrtarët e këshillit.
Raporti thekson se nevoja për veprim është më urgjente sesa kur u krijua këshilli në 2016-ën për të propozuar reforma pas krizës së borxhit të rajonit. Misioni i tij kryesor është të kontribuojë në ushtrimin e detyrave të komisionit në kuadër të mbikëqyrjes fiskale shumëpalëshe të eurozonës.
Publikimi i ri përkon me shqyrtimin e financave të Francës në një kohë kur zgjedhjet e së dielës mund të çojnë në rezultate që, sipas një raporti nga ‘Scope Ratings’, mund të ushtrojnë presion mbi regjimin financiar të vendit. Ndër rreziqet më të gjera, përmendet "ngrirja" e mundshme e nismave europiane, por edhe një goditje të mundshme ndaj rregullave të reja fiskale të BE-së.
“Në përgjithësi, EFB e konsideron të përshtatshëm një stimul fiskal mjaft kufizues në vitin 2025”, thuhet në raport. "Kjo do të ndihmonte gjithashtu në ruajtjen e vlerësimit relativisht të favorshëm të rreziqeve sovrane nga tregjet financiare."
Raporti shpreh zhgënjim që deficitet në disa vende anëtare të Eurozonës do të jenë më të mëdha se sa pritej dhe thekson se kjo është për shkak të pritshmëritë të votuesve dhe reagimeve të politikave.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Plani, në 2025 Eurobond 650 mln euro për nevojat e buxhetit - Do jetë i shtati në historinë e eurobondeve që ka marrë Shqipëria
Për të mbuluar nevojat, duke përfshirë marrjen e borxheve të mëparshëm dhe nevoja që ka buxheti I shtetit Shqipëria do të rikthehet në tregjet ndërkombëtare......

Shafrani i Dumresë, erëza më e shtrenjtë në botë - Në tregje 1 kg nga “ari i kuq” kushton 25 mijë euro
Shafrani konsiderohet mbreti i medikamenteve dhe i erëzave, pasi pistilat e tij kanë vlera të jashtëzakonshme terapeutike. Çmimi i “Arit të kuq” siç......

Nju Jork, bllokohet me ligj dhënia e qerave afatshkurtra- Airbnb paditi qytetin për të parandaluar zbatimin e ligjit
Shtatorin e kaluar, Nju Jorku filloi të zbatonte rregullore të reja strikte për qiratë afatshkurtra - Airbnb. Që atëherë, numri i qirave të ligjshme......

Mazhorancë historike për laburistët në Britani - Starmer, kryeministri i ri i vendit shpall fitoren
Mbretëria e Bashkuar shënon një kthesë majtas, pas 14 vitesh qeverisje dhe lëkundjesh të konservatorëve. Në zgjedhjet e parakohshme të vendit, partia laburiste......

Mali i Zi: Suficiti buxhetor arrin në 33.1 milion euro - Në 5 muajt e parë vendi tejkalon parashikimet
Në pesë muajt e parë të këtij viti, duke marrë parasysh realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, Mali i Zi ka arritur një suficit buxhetor prej 33.1 milionë......

847 familje do të ndihmohen nga projekti i “Strehimit Social” - 490 milionë lekë investime në 22 bashki të vendit, cilat kategori përfitojnë?
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se janë shpallur 22 bashki fituese për Projektin e......

Fundi i “turizmit patriotik” në Shqipëri? - Bellaqa: Të ulen çmimet, treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë!
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka dhënë ndikim në turizmin shqiptar. Eksperti i ekonomisë dhe pedagog në Kosovë Jakup Bellaqa, pohon për SCAN tv......

"Nuk ka më pritshmëri për goditje nga inflacioni" - Meka: Ulja e normës bazë, nxitet kredimarrja dhe konsumi
Vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë me 0.25 pikë përqindje për herë të parë që nga marsi 2022, eksperti i tregjeve financiare Elvin Meka e......