Marrëveshja e re e ndihmës për Shqipërinë - Mete takon të Ngarkuarin me Punë të SHBA

Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner, i cili shoqërohej edhe nga Majori Adrian Liptrot, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA.
Në takim u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, edhe përmes marrëveshjes së re të ndihmës së Qeverisë Amerikane për vendin tonë.
Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për Shqipërinë, në kuadër të reformave të rëndësishme dhe procesit të integrimit të vendit.
Në këtë kuadër, Ministri vlerësoi marrëveshjen e re të asistencës përmes programeve të financimit të USAID, ku parashikohet vijimi i mbështetjes për Shqipërinë deri në vitin 2030 në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Bashkëbiseduesit theksuan gjithashtu rëndësinë për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e sigurisë, edhe si aleatë në NATO.
Në këtë drejtim, Wisner shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen për Shqipërinë, në fusha si siguria kibernetike, modernizimi i mëtejshëm i forcave të armatosura dhe rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
E . S / SCAN
Sondazh

Kryeministri Rama Inspekton Urën e Re të Kukësit. “I jep zgjidhje të dy anëve të liqenit të lidhen me rrugën kombëtare”
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po zhvillohen në Urën e Re të Kukësit, e cila kosniderohet si një vepër e madhe publike. Sipas kryeministrit,......

BE voton: Jo më kaldaja me gaz nëpër banesa! Duhet të hiqen deri në 2040. ‘Green Deal’ parashikon Plan Ristrukturimi për godinat
Bashkimi Europian ka miratuar direktivën që i hap rrugë një plani ristrukturimi të ndërtesave rezidenciale duke nisur nga ato që janë më pak performuese.......

Zgjatet afati i bonove të privatizimit - Propozimi i deputetes Dhima: Duhet të përdoren deri në 31.12.2027
Pasi përfundoi afati i përdorimit më 31 dhjetor 2023, propozohet që bonot e privatizimit të përdoren deri më 31 dhjetor 2027. Deputetja socialiste Antoneta......

Fermerët që bashkohen do marrin më shumë para’ - Denaj: Më 27 Mars hapen aplikimet për subvencione në bujqësi
Fermerët të cilët bashkohen do të kenë prioritet në financim përmes skemës kombëtare të mbështetjes për vitin 2024. Ndërsa njofton hapjen e aplikimeve më 27......

Mbi 208 mln lekë investime për urat - FSHZH hap tenderin: Ndërhyrje në veprat që rrezikojnë, por edhe ndërtime të reja
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me vlerë 208.3 mln lekë, për ndërhyrje në disa ura të vendit. Sipas dokumenteve të tenderit, projekti......

Projekti pilot, çfarë parashikon për eleminimin e parave cash? - 300 qytetarë do të testohen për të blerë nga aplikacioni
Qeveria shqiptarë, së shpejti do të testojë një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik, ku përmes tij do të testohen gjerësisht për të gjitha......

“Mbështetje për rreth 70 mijë fermerë” - Këshilltarja e Ministrisë: Mund të përfitojnë edhe fermat e vogla. Kusht, bashkimi i tyre
Në jo pak raste është shprehur domosdoshmëria për bashkimin e fermerëve, njëkohësisht edhe për heqjen e pragut minimal të vendosur për të përfituar në një nga......

4 miliardë lekë garanci për eksportuesit - Akti normativ diskutohet në Komisionin e Ekonomisë
Ndryshimet në buxhetin e shtetit në muajin e dytë të vitit përmes një akti normativ, të cilat synojnë ti japin më shumë fokus investimeve, duke shtuar në këtë......