Fermerët që bashkohen do marrin më shumë para’ - Denaj: Më 27 Mars hapen aplikimet për subvencione në bujqësi

Fermerët të cilët bashkohen do të kenë prioritet në financim përmes skemës kombëtare të mbështetjes për vitin 2024. Ndërsa njofton hapjen e aplikimeve më 27 Mars, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka bërë me dije ndryshimet në skemë, duke përmendur edhe heqjen e tavanit që më parë ishte pengues për aplikantët në sektorin e blegtorisë.
“Këtë vit Skema e Subvencioneve ka përfitim më të lartë për çdo aplikues, kjo falë prioritizimit që bëhet nëpërmjet bashkimit të operatorëve, një kontratë mes fermerësh për të realizuar të njëjtin produkt drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll sanitar. Për ta konkretizuar: nëse 4 anëtarë janë bashkë me një sipërfaqe toke 1 hektar ata marrin secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal. Ky bashkim operatorësh nuk nënkupton bashkim pronash, por bashkim interesash dhe prodhimi, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim shkallë, të rrisim automatizim të produktit dhe mbi të gjitha të synojmë të njëjtin treg. Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane. Tavane, të cilat më parë limitonin aplikimin për më shumë se sa për shembull 300 krerë bagëti nuk ekziston. Ne do të japim 50% të financimit të çdo mase për çdo krerë bagëti mbi 300, e kështu nxisim më shumë rritjen e tufave dhe punojmë për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë.”
Po ashtu ndryshime ka edhe skema e naftës, ku paratë do të kalojnë direkt në llogarinë e fermerëve.
“Nafta është një komponent shumë i rëndësishëm i Skemës Kombëtare, e thënë ndryshe subvencioni i drejtëpërdrejtë që fermerët marrin prej mëse tre vitesh. Këtë vit vendosëm që falë edhe kërkesave të shumë aplikuesve të largonim burokracitë, kohën e tepërt dhe ta rimbursojmë atë drejtpërdrejtë në llogari. Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë Skemë”.
Këtë vit synohet që numri i përfituesve të shkojë në 70 mijë fermerë apo rreth 77% të të gjithë fermerëve të regjistruar në Shqipëri.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Mbi 208 mln lekë investime për urat - FSHZH hap tenderin: Ndërhyrje në veprat që rrezikojnë, por edhe ndërtime të reja
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me vlerë 208.3 mln lekë, për ndërhyrje në disa ura të vendit. Sipas dokumenteve të tenderit, projekti......

Projekti pilot, çfarë parashikon për eleminimin e parave cash? - 300 qytetarë do të testohen për të blerë nga aplikacioni
Qeveria shqiptarë, së shpejti do të testojë një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik, ku përmes tij do të testohen gjerësisht për të gjitha......

“Mbështetje për rreth 70 mijë fermerë” - Këshilltarja e Ministrisë: Mund të përfitojnë edhe fermat e vogla. Kusht, bashkimi i tyre
Në jo pak raste është shprehur domosdoshmëria për bashkimin e fermerëve, njëkohësisht edhe për heqjen e pragut minimal të vendosur për të përfituar në një nga......

4 miliardë lekë garanci për eksportuesit - Akti normativ diskutohet në Komisionin e Ekonomisë
Ndryshimet në buxhetin e shtetit në muajin e dytë të vitit përmes një akti normativ, të cilat synojnë ti japin më shumë fokus investimeve, duke shtuar në këtë......

Punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve - Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë
Treguesit e punësimit u paraqitën me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT. Në tremujorin e katërt të......

Hotelet deklarojnë 9 herë më pak se xhiro reale - Skema/ Si do të vendoset referencë për çmimet dhe kapacitetet
Bumi turistik i vitit të kaluar, ku afro 10,1 milionë individë vizituan Shqipërinë, nuk solli të ardhurat e pritshme në buxhetin e shtetit për shkak të......

Ministrat e eurozonës bëjnë thirrje për rinisjen e titullizimit bankar!
Ministrat e eurozonës ranë dakord të hënën (11 mars) për një listë dëshirash të reformave financiare të udhëhequra nga një rinisje e diskutueshme titullizimi,......

Brukseli rekomandon hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Bosnje dhe Hercegovinën!
Duke njoftuar vendimin e ekzekutivit të saj të martën në mëngjes në një fjalim në Parlamentin Europian, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha: "Që......