Hotelet deklarojnë 9 herë më pak se xhiro reale - Skema/ Si do të vendoset referencë për çmimet dhe kapacitetet

Bumi turistik i vitit të kaluar, ku afro 10,1 milionë individë vizituan Shqipërinë, nuk solli të ardhurat e pritshme në buxhetin e shtetit për shkak të infomalitetit të lartë dhe nëndeklarimit të strukturave akomoduese. Ministria e Financave pranon se strukturat hoteliere deklarojnë 8-9 herë më pak se qarkullimi real dhe për këtë arsye do të merren masa duke vendosur çmime reference dhe kuota për kapacitetin e shfrytëzimit të dhomave.
“Patëm vjet 10 milionë turistë, kemi bere përllogaritje sa ditë qëndrimi kanë, sa janë shpenzimet e tyre ditore, sa janë të ardhurat që gjenerohen nga ata, shpenzimet për ushqimin dhe kemi arritur në konkluzion që kemi problematika të mëdha dhe duhet ti adresojmë. Ka nënraportim të kapaciteteve dhe qarkullimit që bëjnë, turnoveri është 8-9 herë më i madh se qarkullimi real. Një nga mekanizmat dhe pse jo më i mirë është caktimi i kuotave. Dhe nuk është e paarsyeshme që të moscaktohen referencat. Natyrisht që kontrolli është më i mirë, por nuk mund të kontrollojmë çdo strukturë në çdo cep të vendit. Kemi ndërhyrë dhe përmes ligjit të turizmit, ku do të bëhet regjistri i strukturave, dhe administrata tatimore do të ketë një regjistër të plotë për ti kontrolluar”, tha Niko Lera, Drejtori i Politikave Fiskale, Ministria e Financave.
Konkretisht, qarkullimi real nga strukturat do të duhej të ishte në nivelin e 3 miliardë lekëve. Por informaliteti është ekzistent edhe në qiradhëniet afatshkurtra përmes platformave Booking dhe AirBNB.
“Qarkullimi është 2 miliardë dollarë , 1 miliardë konsumi dhe në total 3 miliardë. Në deklarimet e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në fushën e hoteleve, qarkullimi rezulton 200 milionë. Por jo të gjithë flenë në hotele të regjistruara. Në 10 milionë turistë, 1.5 milionë janë vëllezërit kosovarë që rrinë tek miq, të njohur, shoqëri. Një pjesë e madhe e strukturave akomoduese janë biznese të vogla. 70-80 për qind janë skemës së TVSH dhe s’kemi informacion për ato. Prandaj kërkohet reformë dhe gjithëpërfshirje. Siç po marrim masa për subjektet që reklamojnë në AirBNB dhe booking. Kemi shumë për të bërë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë gjendje", tha ai.
Por deputeti socialist Erion Braçe nuk është dakord me këto masa. Pasi sipas tij vendosja e referencave nuk ka dhënë efekt në reduktimin e informalitetit as në sektorin e ndërtimit.
“Për mua kjo nuk është metoda e duhur. Duhet përdorur sistemi i fiskalizimit dhe inspektorët duhet të bëjnë analizën e subjekteve. Për mua sistemi nuk funksionon dhe po të bëhej analiza unë besoj që nuk do themi sa evazion ka por do i kishim adresuar problemet dhe do kishim arkëtuar paratë që mungojnë në buxhetin e shtetit”, tha ai.
Projektligji për turizmin i miratuar së fundmi në qeveri synon ti japë zgjidhje informalitetit pasi detyron strukturat akomoduese që të deklarojnë në ministri numrin e vizitorëve, të netëve të qëndrimit, shtetësinë e tyre, në të kundërt parashikohen gjoba.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ministrat e eurozonës bëjnë thirrje për rinisjen e titullizimit bankar!
Ministrat e eurozonës ranë dakord të hënën (11 mars) për një listë dëshirash të reformave financiare të udhëhequra nga një rinisje e diskutueshme titullizimi,......

Brukseli rekomandon hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Bosnje dhe Hercegovinën!
Duke njoftuar vendimin e ekzekutivit të saj të martën në mëngjes në një fjalim në Parlamentin Europian, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha: "Që......

Investime në panele diellore nga institucionet shtetërore - Shpallet fituesi për Drejtorinë e Transportit në Durrës. Do të kushtojë 17 mln lekë
Pas Beratit, edhe Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës do të vetëprodhojë energjinë elektrike të nevojshme, përmes investimit në panele......

Risia e fundit finlandeze - Bateri e madhe rëre për të ruajtur energjinë e erës dhe diellit!
Një bateri e madhe rëre është vendosur në një qytet finlandez me qëllim uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit. Njësia e magazinimit në shkallë industriale......

Dobësohen Euro dhe Paundi ndërsa Franga rikuperon pikë!
Dollari amerikan vijon të blihet sot me 94.6 lekë dhe të shitet me 95.4 lekë duke mos ndryshuar shumë nga një ditë më parë. Monedha europiane ka humbur pikë......

Britania, fatura rekord të papaguara të energjisë - Shuma llogaritet në 3,1 miliardë paund. Shqetësim, aftësia paguese e familjeve
Rregullatori i energjisë në Britani, Ofgem, nisi një program për të ndihmuar konsumatorët mes kostove të larta të energjisë dhe për të gjetur mënyra në......

Kinezët parashikojnë çmimet e litiumit - Tregu më i madh i prodhimit të baterive, pret rritje të kërkesës
Industria kineze e litiumit do të përfitonte nga një stabilizim i çmimeve, deklaroi kompania Ganfeng Lithium, një furnizues kryesor kinez i lëndës së parë për......

Pagat u rritën më shumë në shtet - Thellohet hendeku, rrogat në privat rreth 26% më të ulta në T4-2023
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75,025 lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin......