Britania, fatura rekord të papaguara të energjisë - Shuma llogaritet në 3,1 miliardë paund. Shqetësim, aftësia paguese e familjeve

Rregullatori i energjisë në Britani, Ofgem, nisi një program për të ndihmuar konsumatorët mes kostove të larta të energjisë dhe për të gjetur mënyra në adresimin e një shume rekord prej 3.1 miliardë paund (3.98 miliardë dollarë) të faturave të papaguara. Megjithëse çmimet e energjisë kanë rënë në muajt e fundit, aftësia paguese për shumë familje mbetet një shqetësim, ndërsa Ofgem muajin e kaluar tha se borxhet e klientëve, ose faturat e papaguara, janë rritur.
Ofgem tashmë ka një kufi çmimi, por kjo u rrit në 3,549 paund në vit për një familje mesatare në tetor 2022, pasi pushtimi rus i Ukrainës çoi në çmime rekord të shitjes me shumicë të energjisë dhe arriti kulmin në mbi 4,000 paund në janar 2023.
Për të parandaluar kostot e rënda për familjet, qeveria subvencionoi faturat e energjisë për t'i kufizuar ato në 2,500 paund në vit për përdorim mesatar deri në fund të qershorit 2023, kur kufiri i Ofgem ra përsëri nën këtë nivel.
Rregullatori ka deklaruar më parë se Britania duhet të konsiderojë nisjen e një tarife sociale për energjinë që konsumohet në banesa, që do të ngarkonte shtresat më të cënueshme me një çmim më të ulët, por shtoi se vendimmarrja për këtë qëllim I takon qeverisë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Kinezët parashikojnë çmimet e litiumit - Tregu më i madh i prodhimit të baterive, pret rritje të kërkesës
Industria kineze e litiumit do të përfitonte nga një stabilizim i çmimeve, deklaroi kompania Ganfeng Lithium, një furnizues kryesor kinez i lëndës së parë për......

Pagat u rritën më shumë në shtet - Thellohet hendeku, rrogat në privat rreth 26% më të ulta në T4-2023
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75,025 lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin......

Shpenzimet për NATO-n, në 3% të PBB - Propozimi i presidentit polak për homologun e tij të SHBA
Presidenti i Polonisë do të propozojë gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto......

Shifrat e luftës që shkaktojnë ankth! - Rusia gati të prodhojë 3 herë më shumë municione sesa SHBA dhe Evropa
Rusia duket në rrugën e duhur për të prodhuar gati tre herë më shumë municion artilerie sesa SHBA dhe Evropa, një avantazh kyç përpara asaj që pritet të jetë......

Pagat e shqiptarëve rriten me 13.7 % - Cilat profesione paguhen më shumë në vend?
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, regjistrohet në 75.025 lekë, duke u rritur me 13,7 %, krahasuar me të......

Inaugurohen edhe 2 objekte të tjera arsimore në kontekstin e “EU4Schools”!
Në shkollën 9-vjeçare “Eftali Koçi”, “EU4Schools” jo vetëm ka rindërtuar por edhe ka ndihmuar njëkohësisht në ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e......

Mete takohet me përfaqësues të BB – Në fokus, rritja e mbështetjes për kapitalin njerëzor!
Ministri i Financave, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal të Bankës Botërore, Michal Rutkowski, Menaxherin për Shqipërinë, Emanuel Salinas dhe......

DRSHTRR Mat gati brenda pak muajsh/ Balluku: Shërbime më pranë qytetarëve!
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat do të nisë nga puna brenda pak muajsh e për t’iu shërbyer qytetarëve të dy bashkive, Mat dhe Klos të......