DRSHTRR Mat gati brenda pak muajsh/ Balluku: Shërbime më pranë qytetarëve!

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat do të nisë nga puna brenda pak muajsh e për t’iu shërbyer qytetarëve të dy bashkive, Mat dhe Klos të cilët këto shërbime i marrin aktualisht në Dibër, duke qenë larg vendbanimit të tyre.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Ilir Mënga dhe kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.
Mënga tha se brenda muajit qershor parashikohet që kjo zyrë, pjesë e së cilës do të jenë afro 15 persona, banorë të zonës, të jetë funksionale. “Kemi një godinë të re, e cila është në një sipërfaqe trualli rreth 3 mijë metra katrorë. Kemi godinën administrative me dy kate nga 300 metra secili dhe kemi dhe kapanonin e kontrollit teknik dhe fizik. Kemi rreth 6 mijë automjete dhe rreth 15 mijë drejtues mjetesh që përfitojnë”, tha ai.
Duke vlerësuar ritmin e shpejtë të punimeve, Balluku tha se ishte e rëndësishme ngritja e kësaj drejtorie në zonën e Matit, pasi ul kostot për qytetarët, duke kursyer ndjeshëm edhe kohën. “Për shkak se është një nga qarqet me territorin më të shtrirë dhe sigurisht një territor të vështirë me shumë rrugë rurale dhe për shkak të të gjitha ankesave nga drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët, jemi detyruar që të bëjmë një analizë dhe të shikojmë saktësisht se çfarë duhet të bënim për këtë qark. Duhet thënë që sot në Republikën e Shqipërisë kemi mbi 880 mijë mjete aktive të cilat kanë nevojë për shërbimet e DPSHTRR-së dhe po kështu ndodhte edhe në zonën e Matit ku shumë automjete të qytetarëve, shumë automjete të bizneseve, ju duhej të shkonin deri në Dibër për të marrë shërbimet”, tha ajo.
Sa i takon stafit, Balluku u shpreh se bindur se cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve edhe në Mat do të jetë në të njëjtin nivel me atë që sot ofrohet në të gjitha zyrat e DPSHTRR në të gjithë vendin. “Jam e sigurtë që do të gjeni punonjës të mirë, punonjës të cilët janë të kualifikuar për çfarë kërkohet në proceset e DPSHTRR-së dhe mjafton që tashmë të bëhemi gati për të nisur nga puna për të ofruar atë shërbim sipas cilësisë që ne tashmë e ofrojmë në të gjithë Republikën e Shqipërisë”, nënvizoi ajo.
Për kryebashkiakun Malaj hapja e DRSHTRR në Mat ishte një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve e cila tashmë po bëhet realitet, duke mos qenë më e nevojshme për ta që të udhëtojnë deri në Dibër.
E . S / SCAN
Sondazh

Turqit, 3 miliardë dollarë investime në Shqipëri - Marrëveshje bashkëpunimi/ Jaka: Synojmë zgjerim dhe rritje të eksporteve
Shqipëria synon të thithë më shumë investime nga Turqia, edhe pse shifra deri më tani arrin në 3 miliardë dollarë, si dhe të zbusë hendekun midis importeve dhe......

Kaos udhëtimesh në Gjermani – Lufthansa: Rreth 100 mijë udhëtarë ka të ngjarë të preken!
Gjermania do të përballet sërish me kaosin e udhëtimeve këtë javë pasi shumë nga punonjësit e saj të trenave dhe aeroporteve janë vendosur të largohen nga......

Si ka ndryshuar tregu i qirave për zyra? - Eksperti: Për ambjentet e biznesit arrin nga 1500, deri në 6000 euro
Çmimet e ambjenteve të dhëna për zyra apo biznes janë rritur vrullshëm në muajt e fundit. Rritja e ofertës, pra shtimi sipërfaqes së ndërtimit nuk ka zbutur......

Çfarë duhet të dinë influencuesit për tatimet e tyre? - Tatimi i të ardhurave për ndikuesit në rrjetet sociale nga 13%-23%
Nga 1 janari i këtij viti, hyri në fuqi ligji për të tatuar 15% nga të ardhurat që influencuesit sigurojnë në rrjetet sociale. Ndërkohë referuar udhëzimit të......

Aplikim online për lidhjet e reja në rrjetin elektrik - OSHEE: Gati shërbimi i ri, lehtësim për qytetarët dhe bizneset
Aplikimet për lidhjet e reja me rrjetin elektrik mund të kryhen online, pa qenë e nevojshme të shkohet në sportel. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë......

Ngrihet pikë e re grumbullimi në Elbasan - Denaj: Vlerë e shtuar për produktet lokale të zonës
Një pikë grumbullimi e ngritur në Elbasan dhe që do të shërbejë për të gjithë produktet e lokale, do të jetë nën drejtimin e grave të kësaj zone duke synuar......

Hungaria inauguron kreun e ri të shtetit!
Tamas Sulyok është inauguruar si presidenti i ri i Hungarisë pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas një skandali të abuzimit me fëmijët. Sulyok, më parë......

Kreditë me probleme, rritje të lehtë në janar - U regjistruan në 4,88%, pasi e mbyllën vitin 2023 në nivelin më të ulët prej 4.74%
Fillimi i vitit regjistroi një rritje të lehtë të kredive me probleme në sistemin bankar, por që gjithsesi janë në nivelin e tyre mjaft të ulët. Sipas të......