Shqipëria Postuar më 11 Mars 2024, 14:07

Aplikim online për lidhjet e reja në rrjetin elektrik - OSHEE: Gati shërbimi i ri, lehtësim për qytetarët dhe bizneset

Nga SCAN TV
Aplikim online për lidhjet e reja në rrjetin elektrik - OSHEE: Gati

Aplikimet për lidhjet e reja me rrjetin elektrik mund të kryhen online, pa qenë e nevojshme të shkohet në sportel. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shtuar këtë shërbim për qytetarët apo bizneset e interesuar, ndërsa për herë të parë mundësohet edhe gjurmimi i aplikimit.

Kjo nënkupton se në çdo moment mund të verifikohet nëse nevojitet dokumentacion shtesë, apo nëse ka dalë një preventiv punimi, duke lehtësuar këtë procedurë që deri më tani mund të kryhej vetëm në sportelet e Kujdesit ndaj Klientit.

Paralelisht me ofrimin e këtij shërbimi online, OSHEE ka ndërmarrë edhe procedurat për ndryshimin e rregullores për lidhjet e reja me rrjetin e shpërndarjes, teksa në kërkesën drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, që është autoritetit që mund t’i miratojë, thuhej se qëllimi është reduktimi i kohës së ofrimit të shërbimit dhe lehtësimi i procedurave për konsumatorët.

Një nga ndryshimet kryesore në rregullore lidhet me përcaktimin e kërkesave që duhet të përmbushin vetëprodhuesit e energjisë nga dielli për t’u lidhur me rrjetin e shpërndarjes.

Po ashtu, ajo parashikon edhe disa ndryshime në drejtim të lidhjeve të reja për fuqinë instaluar 0-20 kW, ku tashmë nuk do të dorëzohen, fotokopja e certifikatës së regjistrimit, genplani i vendndodhjes së objektit, si dhe deklarata e instalimi dhe protokolli i tokëzimit.

Kjo pikë do të bëhet me vetëdeklarim, ndërsa arsyeja është eleminimi i dokumentacionit që përgatitet nga palë të treta dhe ka kosto shtesë për aplikantin, duke shkurtuar njëkohësisht edhe kohën e aplikimit.

Ola Mitre / SCAN

 

 

Sondazh

Poll
Europa 11 Mars

Hungaria inauguron kreun e ri të shtetit!

Tamas Sulyok është inauguruar si presidenti i ri i Hungarisë pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas një skandali të abuzimit me fëmijët. Sulyok, më parë......

Shqipëria 11 Mars

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Monedha europiane është blerë sot me 103.5 lekë dhe është shitur me 1004.1 lekë. Paundi......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat