Europa Postuar më 11 Mars 2024, 11:07

Paratë nuk janë më mbret! - “Largimi” nga cash-i i solli buxhetit në Britani 12 miliardë paund shtesë

Nga SCAN TV
Paratë nuk janë më mbret! - “Largimi” nga cash-i i

Një nga gjetjet befasuese të buxhetit të fundit të Mbretërisë së Bashkuar ishte se heqja gjithnjë e më shumë nga qarkullimi i parasë së gatshme i ka dhënë Thesarit të ardhura shtesë prej 12 miliardë paund, pasi për organizatat dhe bizneset e vogla po bëhet më e vështirë të shmangin pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Ndonjëherë, mund të ketë një negocim midis tregtarit dhe blerësit që nënkuptonte se puna mund të bëhej me "para në dorë" duke lënë jashtë TVSH-në prej 20%, për të cilën Thesari, departamenti përgjegjës për financat e qeverisë, ka vendosur se është taksa që duhet paguar në vendin e punës.

Zhvendosja nga paratë e gatshme filloi me pandeminë COVID-19 kur frika nga infektimi nënkuptonte që njerëzit përdornin karta bankare në vend të parave për blerjet e tyre. Blerjet gjatë pandemisë ishin të kufizuara në produktet thelbësore, por shumë dyqane nisën me kënaqësi këtë risi duke parë më të lehtë përdorimin e një qasjeje të vetme.

Sapo mbaroi pandemia, u mendua se Mbretëria e Bashkuar do të kthente shpejt monedhën e saj fizike, por kjo nuk ka ndodhur. Disa dyqane tani janë kthyer tek  pranimi i parave të gatshme, por disa ende refuzojnë.

Ndërsa qeveria pranon se aftësia për të kryer transaksione me para në dorë është e rëndësishme për miliona njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht ata në grupet e cënueshme, mbetet zgjedhja e bizneseve individuale nëse do të pranojnë ose refuzojnë çdo formë pagese, duke përfshirë paratë, ose kartën. Kjo mund të bazohet në faktorë të tillë si preferenca dhe kostoja e klientit.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat