“BE të përgatitet për rreziqet nga ndryshimet klimatike” - Apeli i Agjencisë së Mjedisit: Parashikohen dëme katastrofike

Politikëbërësit duhet të hartojnë plane të reja për të adresuar sfidat, tha Agjencia e Mjedisit e BE-së në analizën e tij për rreziqet e lidhura me klimën. Vendet në të gjithë Evropën duhet të përgatiten për rreziqe "katastrofike", duke filluar nga përmbytjet deri te valët vdekjeprurëse të të nxehtit, pasi ndryshimet klimatike po përkeqësohen.
Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, duke u ngrohur me dyfishin e shkallës globale, tha Agjencia. Edhe nëse vendet arrijnë të ngadalësojnë ngrohjen, temperaturat globale janë tashmë më shumë se 1 gradë celcius më të larta se në kohët para-industriale.
Sipas Agjencisë së Mjedisit, dëmi do të varet pjesërisht nga fakti nëse politikëbërësit veprojnë tani për të përgatitur shoqëritë, duke përmirësuar mbulimin e sigurimeve, rehabilituar infrastrukturën dhe miratuar ligje për të mbrojtur punëtorët nga temperaturat e larta.
Pa veprime më urgjente, Agjencia tha se shumica e 36 rreziqeve klimatike me të cilat përballet Evropa mund të godasin në "nivele kritike ose katastrofike" këtë shekull. Ato përfshijnë rreziqe për shëndetin, prodhimin dhe infrastrukturën.
Në një skenar pesimist, deri në fund të këtij shekulli, sipas Agjencisë së Mjedisit, qindra mijëra njerëz do të vdisnin nga valët e të nxehtit dhe humbjet ekonomike vetëm nga përmbytjet mund të tejkalojnë 1 trilion euro në vit.
Kjo shifër do të ishte më e lartë se 650 miliardë euro të humbura nga ekstremet e motit në të gjithë bllokun nga viti 1980 deri në 2022. Agjencia e Mjedisit u bëri thirrje qeverive të BE që t'u përgjigjen këtyre gjetjeve. Komisioni Evropian do të publikojë të martën përgjigjen ndaj këtij raporti.
Dorian Koça/SCAN

Tregtia e armëve në Evropë, thuajse dyfishohet - Franca kalon Rusinë si eksportuesi i dytë më i madh në botë
Vendet evropiane pothuajse kanë dyfishuar tregtinë e tyre të armëve midis viteve 2014-2018 dhe 2019-2023, duke u rritur me 94% gjatë kësaj periudhe, sipas një......

Vendet arabe, vëmendje te litiumi - Gjigantët e naftës Aramco dhe Adnoc, kanë nisur investimet
Arabia Saudite dhe kompanitë kombëtare të naftës të Emirateve të Bashkuara Arabe planifikojnë të nxjerrin litium nga fushat e tyre të naftës, në përputhje me......

Përse TEC VLORA është një vepër e dështuar që në nisje? Reagon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar për TEC-in e Vlorës duke shpjeguar të gjitha përpjekjet që janë ndërmarrë për vënien e tij në punë. Në......

Ky vend është lider global në tregtimin e diamanteve. Tani, ai kërkon edhe t'i rritë ato në laborator!
Diamantet janë materiali më i vështirë në Tokë dhe gjetja e tyre në natyrë është mjaft e vështirë. Për mijëra vjet, njerëzit kanë gërmuar thellë në Tokë në......

Zbulohet në Turqi “buka më e vjetër në botë”, që daton 8600 vjet më parë!
Një strukturë furre e shkatërruar u gjet në një zonë të quajtur "Mekan 66", plot me shtëpi ngjitur me tulla, në sitin arkeologjik të Çatalhöyük në provincën......

Barazia gjinore globale nuk do të arrihet deri në vitin 2154!
Lëvizjet feministe janë në rritje në mbarë botën, por kjo nuk do të thotë se ne jemi afër arritjes së barazisë gjinore. Në fakt, ekspertët kanë parashikuar se......

Cila pasaportë europiane është më e mira për nomadët dixhitalë?
Ndryshe nga renditjet e tjera të pasaportave, Indeksi i Pasaportave Nomad (NPI) fokusohet në kritere më të gjera, duke përfshirë perceptimin global dhe lirinë......

Greqia i jep fund monopolit shtetëror mbi arsimin universitar!
Ligjvënësit grekë miratuan reformat gjithëpërfshirëse herët të shtunën që do t'i japin fund monopolit shtetëror mbi arsimin universitar, duke thyer atë që......