Kreditë me probleme, rritje të lehtë në janar - U regjistruan në 4,88%, pasi e mbyllën vitin 2023 në nivelin më të ulët prej 4.74%

Fillimi i vitit regjistroi një rritje të lehtë të kredive me probleme në sistemin bankar, por që gjithsesi janë në nivelin e tyre mjaft të ulët. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në janar huatë me probleme ndaj totalit u rritën në 4,88%, ndërsa në dhjetor 2023 ishin 4,74%, që përbën edhe nivelin më të ulët historik.
Gjatë vitit të kaluar huatë me probleme u luhatën në intervalin mbi 5%, duke arritur një maksimum prej 5,3% në muajin gusht. Por, cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar më tej gjatë fundit të vitit, duke rrëzuar pritshmëritë fillestare sipas të cilave inflacioni dhe rritja në nivele rekord e normës bazë të interesit në 3,25% do shtonte kreditë me probleme.
Ndërkaq, të njëjtën trajektore rritëse gjatë muajit të parë të vitit 2024 ka ndjekur edhe treguesi i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator, që u regjistrua në 5,77% të totalit, nga 5.51% në dhjetor.
Po ashtu, edhe huatë me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner ishin 5,43% në janar, kundrejt 5.28%, që regjistruan në muajin e fundit të vitit të kaluar. Gjysma e dytë e vitit 2023 shënoi rritje të kujdesit të bankave në miratimin e kredive, por edhe ndryshim të sjelljes së biznesit e të individëve, të cilët u orientuan fort nga kreditimi në lekë, kundrejt huave në monedhën e përbashkët evropiane.
Huatë me probleme nisën një trajektore të rrezikshme rritje pas krizës financiare globale që goditi Botën dhe Europën në veçanti, për të kulmuar në 25% të totalit të kredive në vitin 2015 në vendin tonë, duke u kthyer në një kërcënim për sektorin bankar dhe ekonominë në tërësi, si dhe duke e vendosur Shqipërinë të parën në rajon në këtë drejtim.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Tenderët, rregulla të reja nga 20 marsi - Hyn në fuqi ligji i ri, ndryshimet kryesore për operatorët ekonomikë dhe institucionet
Nga data 20 mars tenderët do të zhvillohen në bazë të rregullave të reja, që parashikojnë ndryshimet ligjore të miratuara në fundmi. Agjencia e Porkurimit......

India dhe EFTA nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë prej 100 miliardë dollarë!
India ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën që përfshin një angazhim prej 100 miliardë dollarësh (91......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Monedha europiane është blerë sot me 103.5 lekë dhe është shitur me 1004.1 lekë. Paundi......

Industria e naftës, kundër teknologjisë së gjelbër - Ka lobuar gjithnjë kundër mbështetjes për panelet diellore dhe makinat elektrike
Industria e naftës ka luftuar gjithnjë kundër mbështetjes së qeverive për teknologjitë e pastra për më shumë se gjysmë shekulli, edhe pse subvencionet e mëdha......

Paratë nuk janë më mbret! - “Largimi” nga cash-i i solli buxhetit në Britani 12 miliardë paund shtesë
Një nga gjetjet befasuese të buxhetit të fundit të Mbretërisë së Bashkuar ishte se heqja gjithnjë e më shumë nga qarkullimi i parasë së gatshme i ka dhënë......

“BE të përgatitet për rreziqet nga ndryshimet klimatike” - Apeli i Agjencisë së Mjedisit: Parashikohen dëme katastrofike
Politikëbërësit duhet të hartojnë plane të reja për të adresuar sfidat, tha Agjencia e Mjedisit e BE-së në analizën e tij për rreziqet e lidhura me klimën.......

Tregtia e armëve në Evropë, thuajse dyfishohet - Franca kalon Rusinë si eksportuesi i dytë më i madh në botë
Vendet evropiane pothuajse kanë dyfishuar tregtinë e tyre të armëve midis viteve 2014-2018 dhe 2019-2023, duke u rritur me 94% gjatë kësaj periudhe, sipas një......

Vendet arabe, vëmendje te litiumi - Gjigantët e naftës Aramco dhe Adnoc, kanë nisur investimet
Arabia Saudite dhe kompanitë kombëtare të naftës të Emirateve të Bashkuara Arabe planifikojnë të nxjerrin litium nga fushat e tyre të naftës, në përputhje me......