Çfarë duhet të dinë influencuesit për tatimet e tyre? - Tatimi i të ardhurave për ndikuesit në rrjetet sociale nga 13%-23%

Nga 1 janari i këtij viti, hyri në fuqi ligji për të tatuar 15% nga të ardhurat që influencuesit sigurojnë në rrjetet sociale. Ndërkohë referuar udhëzimit të tatimit mbi të ardhurat, nëse ndikuesi i rrjeteve sociale, i regjistruar si i vetëpunësuar, 80% të të ardhurave bruto i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90 % të të ardhurave bruto nga më pak se 3 klientë, atëherë për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto vjetore/mujore të tij, do të aplikohen normat e tatimit mbi pagën.
Por çfarë do të thotë kjo?
Sipas qëndrës Altax, nëse të ardhurat mujore janë midis kufirit 0-50 mijë lekë, apo 600 mijë lekë bruto në vit, tatimi është 0. NËse të ardhurat mujore janë midis kufirit 50-60 mijë lekë, apo deri në 720 mijë lekë bruto në vit, tatimi mujor është 13% herë.
Por nëse të ardhurat mujore janë midis kufirit 60-200 mijë lekë, tatimi është 13% herë. Ndërkohë nëse të ardhurat mujore janë mbi vlerën 200 mijë lekë, tatimi mujor është 23% e vlerës mbi 200 mijë lekë duke i shtuar dhe vlerën mujore 22.100 lekë.
Llogaritja e detyrimit tatimor do të bëhet nga vetë ndikuesi i rrjeteve sociale që plotëson këto kritere në deklaratën tatimore vjetore të tij. Ndërsa i ndikuesit zakonisht i kërkohet të paraqesë një deklaratë vjetore dhe të paguajnë taksat e vlerësuara si sipas të dhënave të deklaruara.
Por, përpos tatimit mbi të ardhurat, ndikuesit e mediave3 sociale mund të duhet të përmbushin dhe detyrimet e tjera tatimore, siç është dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Të ardhurat e fituara nga faqet e internetit të mediave sociale mund të konsiderohen sit ë ardhura biznesi. Edhe në këtë rast duhet të kryehet regjistrimi I TVSH nëse tejkalohet qarkullimi I faturuar prej 10 milionë lekësh në vit.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Aplikim online për lidhjet e reja në rrjetin elektrik - OSHEE: Gati shërbimi i ri, lehtësim për qytetarët dhe bizneset
Aplikimet për lidhjet e reja me rrjetin elektrik mund të kryhen online, pa qenë e nevojshme të shkohet në sportel. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë......

Ngrihet pikë e re grumbullimi në Elbasan - Denaj: Vlerë e shtuar për produktet lokale të zonës
Një pikë grumbullimi e ngritur në Elbasan dhe që do të shërbejë për të gjithë produktet e lokale, do të jetë nën drejtimin e grave të kësaj zone duke synuar......

Hungaria inauguron kreun e ri të shtetit!
Tamas Sulyok është inauguruar si presidenti i ri i Hungarisë pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas një skandali të abuzimit me fëmijët. Sulyok, më parë......

Kreditë me probleme, rritje të lehtë në janar - U regjistruan në 4,88%, pasi e mbyllën vitin 2023 në nivelin më të ulët prej 4.74%
Fillimi i vitit regjistroi një rritje të lehtë të kredive me probleme në sistemin bankar, por që gjithsesi janë në nivelin e tyre mjaft të ulët. Sipas të......

Tenderët, rregulla të reja nga 20 marsi - Hyn në fuqi ligji i ri, ndryshimet kryesore për operatorët ekonomikë dhe institucionet
Nga data 20 mars tenderët do të zhvillohen në bazë të rregullave të reja, që parashikojnë ndryshimet ligjore të miratuara në fundmi. Agjencia e Porkurimit......

India dhe EFTA nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë prej 100 miliardë dollarë!
India ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën që përfshin një angazhim prej 100 miliardë dollarësh (91......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Monedha europiane është blerë sot me 103.5 lekë dhe është shitur me 1004.1 lekë. Paundi......

Industria e naftës, kundër teknologjisë së gjelbër - Ka lobuar gjithnjë kundër mbështetjes për panelet diellore dhe makinat elektrike
Industria e naftës ka luftuar gjithnjë kundër mbështetjes së qeverive për teknologjitë e pastra për më shumë se gjysmë shekulli, edhe pse subvencionet e mëdha......