Shqipëria Postuar më 11 Mars 2024, 14:11

Si ka ndryshuar tregu i qirave për zyra? - Eksperti: Për ambjentet e biznesit arrin nga 1500, deri në 6000 euro

Nga SCAN TV
Si ka ndryshuar tregu i qirave për zyra? - Eksperti: Për ambjentet e

Çmimet e ambjenteve të dhëna për zyra apo biznes janë rritur vrullshëm në muajt e fundit. Rritja e ofertës, pra shtimi sipërfaqes së ndërtimit nuk ka zbutur çmimet sikundër pritej dhe do të duhej të kishte ndodhur. Në zonat kryesore të Tiranës, qiraja mujore, thonë ekspertët varion nga 1500 euro në 6000 euro.

Pritshmëritë bazuar në treguesit aktualë, thotë Orgest Beti konsulent pronash janë që këto çmime do të vijojë të rriten, duke pasur parasysh atë që po ndodh sot në vendet e rajonit dhe në vendet e BE-së, ku Shqipëria kërkon të integrohet.

Rritje sakaq, kanë njohur edhe qiratë e banesave. Për një apartament 1+1 jashtë Unazës së Vogël qiraja mujore arrin në 350 euro. Nga studo e emisionit “Box to Box” Beti thotë se janë disa element që merren në konsideratë në përcaktimin e çmimit final, siç janë vendndodhja, cilësia e ndërtimit, pozicionimi, sipërfaqja, mobilimi etj.

Ada Hazizolli/SCAN

Sondazh

Poll
Europa 11 Mars

Hungaria inauguron kreun e ri të shtetit!

Tamas Sulyok është inauguruar si presidenti i ri i Hungarisë pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas një skandali të abuzimit me fëmijët. Sulyok, më parë......

Shqipëria 11 Mars

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 95.4 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Monedha europiane është blerë sot me 103.5 lekë dhe është shitur me 1004.1 lekë. Paundi......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat