Turqit, 3 miliardë dollarë investime në Shqipëri - Marrëveshje bashkëpunimi/ Jaka: Synojmë zgjerim dhe rritje të eksporteve

Shqipëria synon të thithë më shumë investime nga Turqia, edhe pse shifra deri më tani arrin në 3 miliardë dollarë, si dhe të zbusë hendekun midis importeve dhe eksporteve.
Ky ka qenë dhe qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Turqi-Shqipëri.
Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë, Tiranë:
“Kemi marrëdhënie shumëvjeçare me Turqinë, por mundësitë për bashkëpunim dhe për të ulur deficitin tregtar janë më të mëdha. Ka një strategji për këtë sektor që investitorë nga Turqia të operojnë në Shqipëri, por kemi dhe një strategji përmes prodhuesve shqitarë që të rrisin shifrat e eksportit”.
Bilal Kara, kryetar Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi:
“Në terma të investimeve, kompanitë turke deri tani kanë arritur 3 miliardë dollarë në sektorë të ndryshëm, kryesisht në sektorin bankar, energji, miniera, ndërtim, shëndetësi dhe edukim dhe këto investime mundësojnë 15 mijë të punësuar në këto sektorë. Ne i japim shumë rëndësi bashkëpunimit dhe marrëveshja që kemi bërë është një hap shumë i mirë për ta çuar atë përpara”.
Turqia konsiderohet si partner strategjik për Shqipërinë dhe zë vendin e tretë sa i takon niveli të investimeve në vendin tonë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kaos udhëtimesh në Gjermani – Lufthansa: Rreth 100 mijë udhëtarë ka të ngjarë të preken!
Gjermania do të përballet sërish me kaosin e udhëtimeve këtë javë pasi shumë nga punonjësit e saj të trenave dhe aeroporteve janë vendosur të largohen nga......

Si ka ndryshuar tregu i qirave për zyra? - Eksperti: Për ambjentet e biznesit arrin nga 1500, deri në 6000 euro
Çmimet e ambjenteve të dhëna për zyra apo biznes janë rritur vrullshëm në muajt e fundit. Rritja e ofertës, pra shtimi sipërfaqes së ndërtimit nuk ka zbutur......

Çfarë duhet të dinë influencuesit për tatimet e tyre? - Tatimi i të ardhurave për ndikuesit në rrjetet sociale nga 13%-23%
Nga 1 janari i këtij viti, hyri në fuqi ligji për të tatuar 15% nga të ardhurat që influencuesit sigurojnë në rrjetet sociale. Ndërkohë referuar udhëzimit të......

Aplikim online për lidhjet e reja në rrjetin elektrik - OSHEE: Gati shërbimi i ri, lehtësim për qytetarët dhe bizneset
Aplikimet për lidhjet e reja me rrjetin elektrik mund të kryhen online, pa qenë e nevojshme të shkohet në sportel. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë......

Ngrihet pikë e re grumbullimi në Elbasan - Denaj: Vlerë e shtuar për produktet lokale të zonës
Një pikë grumbullimi e ngritur në Elbasan dhe që do të shërbejë për të gjithë produktet e lokale, do të jetë nën drejtimin e grave të kësaj zone duke synuar......

Hungaria inauguron kreun e ri të shtetit!
Tamas Sulyok është inauguruar si presidenti i ri i Hungarisë pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas një skandali të abuzimit me fëmijët. Sulyok, më parë......

Kreditë me probleme, rritje të lehtë në janar - U regjistruan në 4,88%, pasi e mbyllën vitin 2023 në nivelin më të ulët prej 4.74%
Fillimi i vitit regjistroi një rritje të lehtë të kredive me probleme në sistemin bankar, por që gjithsesi janë në nivelin e tyre mjaft të ulët. Sipas të......

Tenderët, rregulla të reja nga 20 marsi - Hyn në fuqi ligji i ri, ndryshimet kryesore për operatorët ekonomikë dhe institucionet
Nga data 20 mars tenderët do të zhvillohen në bazë të rregullave të reja, që parashikojnë ndryshimet ligjore të miratuara në fundmi. Agjencia e Porkurimit......