Shqipëria Postuar më 11 Mars 2024, 15:06

Mete takohet me përfaqësues të BB – Në fokus, rritja e mbështetjes për kapitalin njerëzor!

Nga SCAN TV
Mete takohet me përfaqësues të BB – Në fokus, rritja e

Ministri i Financave, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal të Bankës Botërore, Michal Rutkowski, Menaxherin për Shqipërinë, Emanuel Salinas dhe përfaqësues të tjerë të lartë të BB.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në drejtim të mbështetjes që Banka Botërore synon të japë në lidhje me punësimin, aftësimin, rritjen e përfshirjes sociale, si edhe investimin në kapitalin njerëzor.

Mete vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën e Bankës Botërore sa i përket fushave që lidhen me mbrojtjen sociale, me fokus punësimin dhe rritjen e përfshirjes sociale.

Palët vlerësuan rëndësinë e avancimit të dialogut, si edhe analizimit të komponentëve të mbrojtjes sociale, ku Banka Botërore shprehu gatishmërinë për të ofruar asistencën e saj.

Disa nga fushat ku pritet të fokusohet bashkëpunimi në të ardhmen janë  përmirësimi i aftësive të të rriturve në moshë pune, duke i ofruar atyre trajnime dhe shërbime të punësimit, rritja e mundësive për arsimim për fëmijët e familjeve në nevojë, si edhe ndërmarrja e një qasje reformuese ndaj skemës së pensioneve, për përmirësimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të saj.

Në fund të takimit, palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në drejtim të mbështetjes së kapitalit njerëzor, përmes rritjes së aftësimit, punësimit dhe mbrojtjes sociale.

E . S / SCAN

Europa 11 Mars

Hungaria inauguron kreun e ri të shtetit!

Tamas Sulyok është inauguruar si presidenti i ri i Hungarisë pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas një skandali të abuzimit me fëmijët. Sulyok, më parë......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......