Risia e fundit finlandeze - Bateri e madhe rëre për të ruajtur energjinë e erës dhe diellit!

Një bateri e madhe rëre është vendosur në një qytet finlandez me qëllim uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit. Njësia e magazinimit në shkallë industriale në qytetin Pornainen, Finlanda Jugore, do të jetë bateria më e madhe e rërës në botë kur të nisë funksionimin brenda një viti.
I aftë për të ruajtur 100 MWh energji termike nga burimet diellore dhe të erës, do t'u mundësojë banorëve të eliminojnë naftën nga rrjeti i tyre i ngrohjes qendrore dhe ndihmuar në uljen e emetimeve me gati 70%.
Bateritë e rërës po shtohen në Finlandë. Në maj 2022, Polar Night Energy hartoi një projekt për një stacion energjie më të vogël në qytetin Kankaanpää. I nisur pikërisht kur Rusia ndërpreu furnizimin me gaz si hakmarrje për anëtarësimin e Finlandës në NATO, projekti ishte një shembull në kohë se si energjia e rinovueshme mund të shfrytëzohej në një mënyrë të re.
Rëra brenda silosit në termocentralin Vatajankoski mund të ruajë nxehtësinë në rreth 500 gradë Celsius për disa muaj.
Rezulton se grimcat e rërës, janë çuditërisht efikase kur bëhet fjalë për ruajtjen e energjisë. Gjetja e një mënyre për të ruajtur këto burime të rinovueshme të ndryshueshme është thelbi i çlirimit të potencialit të tyre të plotë. Bateritë e litiumit funksionojnë mirë për aplikime specifike. Por. përveç çështjeve mjedisore dhe shpenzimeve të tyre, ato nuk mund të marrin një sasi të madhe energjie.
Bateria e rërës në Pornainen do të jetë rreth 10 herë më e madhe se ajo që është ende në punë në termocentralin Vatajankoski në Kankaanpää, që fillimisht lidhi një impiant pilot me rrjetin e ngrohjes qendrore të qytetit Tampere.
Studiuesit përdorin modelimin "mjaft kompleks" të transferimit të nxehtësisë brenda sistemit të tubacioneve për të ruajtur dhe çliruar energjinë. Rëra mund të ruajë nxehtësinë në rreth 500 gardë Celsius për disa muaj, duke siguruar një rezervë të vlefshme energjie më të lirë gjatë dimrit.
Kur nevojitet, bateria shkarkon ajrin e nxehtë, duke ngrohur ujin në rrjetin e ngrohjes qendrore. Shtëpitë, zyrat dhe madje edhe pishina lokale janë përfituese.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Dobësohen Euro dhe Paundi ndërsa Franga rikuperon pikë!
Dollari amerikan vijon të blihet sot me 94.6 lekë dhe të shitet me 95.4 lekë duke mos ndryshuar shumë nga një ditë më parë. Monedha europiane ka humbur pikë......

Britania, fatura rekord të papaguara të energjisë - Shuma llogaritet në 3,1 miliardë paund. Shqetësim, aftësia paguese e familjeve
Rregullatori i energjisë në Britani, Ofgem, nisi një program për të ndihmuar konsumatorët mes kostove të larta të energjisë dhe për të gjetur mënyra në......

Kinezët parashikojnë çmimet e litiumit - Tregu më i madh i prodhimit të baterive, pret rritje të kërkesës
Industria kineze e litiumit do të përfitonte nga një stabilizim i çmimeve, deklaroi kompania Ganfeng Lithium, një furnizues kryesor kinez i lëndës së parë për......

Pagat u rritën më shumë në shtet - Thellohet hendeku, rrogat në privat rreth 26% më të ulta në T4-2023
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75,025 lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin......

Shpenzimet për NATO-n, në 3% të PBB - Propozimi i presidentit polak për homologun e tij të SHBA
Presidenti i Polonisë do të propozojë gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto......

Shifrat e luftës që shkaktojnë ankth! - Rusia gati të prodhojë 3 herë më shumë municione sesa SHBA dhe Evropa
Rusia duket në rrugën e duhur për të prodhuar gati tre herë më shumë municion artilerie sesa SHBA dhe Evropa, një avantazh kyç përpara asaj që pritet të jetë......

Pagat e shqiptarëve rriten me 13.7 % - Cilat profesione paguhen më shumë në vend?
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, regjistrohet në 75.025 lekë, duke u rritur me 13,7 %, krahasuar me të......

Inaugurohen edhe 2 objekte të tjera arsimore në kontekstin e “EU4Schools”!
Në shkollën 9-vjeçare “Eftali Koçi”, “EU4Schools” jo vetëm ka rindërtuar por edhe ka ndihmuar njëkohësisht në ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e......