Shqipëria Postuar më 12 Mars 2024, 11:22

Investime në panele diellore nga institucionet shtetërore - Shpallet fituesi për Drejtorinë e Transportit në Durrës. Do të kushtojë 17 mln lekë

Nga SCAN TV
Investime në panele diellore nga institucionet shtetërore - Shpallet

Pas Beratit, edhe Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës do të vetëprodhojë energjinë elektrike të nevojshme, përmes investimit në panele fotovoltaike. Me një vlerë prej 17 mln lekë, pa TVSH, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpallur kompaninë fituese që do të zbatojë projektin.

Referuar dokumenteve të tenderit, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “HTM” dhe “BE – IS, teksa në garë morën pjesë edhe 4 kompani të tjera. Përmes investimit në panele diellore për prodhimin e energjisë nga dielli synohet që këto institucione të plotësojnë nevojat e tyre për energji elektrike, teksa edhe kthimi i investimit parashikohet të jetë relativisht i shpejtë.

Kjo përmes kursimit që vjen nga fatuart e energjisë elektrike, duke qenë se ato shkojnë drejt zeros. Për drejtorinë e Beratit, kthimi i investimit që u finalizua pak ditë më parë parashikohet të bëhet brenda 6 vitesh, ndërsa për Durrësin nuk është bërë ende publik afati konkret, ndonëse vlerësimet e përgjithshme tregojnë për investime të tilla japin të njëjtat shifra.

Vetëprodhimi i energjisë për qëllime autokonsumatore ka pak vite që aplikohet në vendin tonë, duke mundësuar lidhjen me rrjetin e shpërndarjes dhe së fundmi edhe bilancin vjetor të energjisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në total, kapaciteti i instaluar në vend është rreth 120 MW.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat