Shqipëria Postuar më 12 Mars 2024, 13:42

“Mbështetje për rreth 70 mijë fermerë” - Këshilltarja e Ministrisë: Mund të përfitojnë edhe fermat e vogla. Kusht, bashkimi i tyre

Nga SCAN TV
“Mbështetje për rreth 70 mijë fermerë” -

Në jo pak raste është shprehur domosdoshmëria për bashkimin e fermerëve, njëkohësisht edhe për heqjen e pragut minimal të vendosur për të përfituar në një nga skemat e mbështetjes, për sektorët e bujqësisë.

Lidhur me këto kërkesa, Ministria e Bujqësisë ka zgjedhur një rrugë të mesme, që bën të mundur adresimin e tyre.

Kështu, me programin e mbështetjes për 2024 do të kenë mundësi të përfitojnë edhe fermerët e vegjël, pra që kanë më pak se 10 krerë bagëti apo një sipërfaqe tokë më pak se kufiri i caktuar, kushti i vetëm që duhet të përmbushin është që të bëhen bashkë.

Detajet u përcollën nga këshilltarja e Ministrisë së Bujqësisë Ermira Gjeçi.

Nga studio e emisionit “Box to Box” Gjeçi tha se kjo nismë do të ndihmojë edhe në formalizimin e sektorit, pasi kusht primar është që fermerët të jenë të pajisur me NIPT.

Aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetjes pritet që të çelen duke nisur nga fundi i këtij muaji, ndërkohë që parashikohet që të jenë rreth 70 mijë fermerë që do të përfitojnë prej tyre.

Ada Hazizolli/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat