Shqipëria Postuar më 12 Mars 2024, 11:57

Punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve - Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë

Nga SCAN TV
Punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve -

Treguesit e punësimit u paraqitën me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT. Në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 66.7%, ose 0.2 pikë përqindje më e lartë, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më pare, por është ulur me 1 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Përsa i përket treguesit të papunësisë gjatë tremujorit të katërt 2023 norma është ulur me 1.2 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, por është rritur me 0.2 pikë, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

"Scan Intel” ka përpunuar të dhënat për të kuptuar angazhimin e të rinjve në tregun e punës. Sipas shifrave, shkalla zyrtare e papunësisë për grupmoshën 15-29 vjeç është 22%, duke shënuar një rritje me 0.6 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç, duke u rritur me 0,3 pikë përqindje.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë punësimi është rritur vetëm në sektorin e shërbimeve duke na lënë të kuptojmë ndikimin pozitiv që ka patur turizmi në punësim. Ky tregues ka qenë në rritje për të gjithë tremujorët e vitit të kaluar.

Ndërkohë, norma e punësimit është ulur në sektorin e bujqësisë dhe atë të industrisë përgjatë tremujorti të fundit të vitit 2023. Përkatësisht në terma konkretë themi se punësimi u ul me 2% në sektorin e bujqësisë dhe me 0.1% në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 2.8% në sektorin e shërbimeve.

Armela Duka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat