Shqipëria Postuar më 12 Mars 2024, 18:03

Kryeministri Rama Inspekton Urën e Re të Kukësit. “I jep zgjidhje të dy anëve të liqenit të lidhen me rrugën kombëtare”

Nga SCAN TV
Kryeministri Rama Inspekton Urën e Re të Kukësit. “I jep

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po zhvillohen në Urën e Re të Kukësit, e cila kosniderohet si një vepër e madhe publike. Sipas kryeministrit, ndërtimi i urës do t’i japë zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me Rrugën e Kombit .

“Tani është momenti final. Në momentin që kalon në trarët e përkohshëm, në trarët metalik që janë të përkohëshëm dhe 20 m, dhe kjo merr pozicionin final pastaj vetëm do ulet.”

Ndërtimi i urës ka gati tre vjet që ka filluar të ndërtohet.

“Nuk është për t’u mburrur por është i rrallë që nuk është bërë asnjëherë në Europë. Ky lloj operacioni që një pjesë e urës ndërtohet këtu dhe pastaj një pjesë është në tokë dhe një pjesë është duke u zhvendosur në ujë, është i vështirë. Dhe aq më keq kur është fjala për një liqen i cili lëviz në nivelin e tij” kane shpjeguar drejtuesit e projektit.

Ura e Madhe e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj e ka me konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat