Shqipëria Postuar më 12 Mars 2024, 14:31

Zgjatet afati i bonove të privatizimit - Propozimi i deputetes Dhima: Duhet të përdoren deri në 31.12.2027

Nga SCAN TV
Zgjatet afati i bonove të privatizimit - Propozimi i deputetes Dhima: Duhet

Pasi përfundoi afati i përdorimit më 31 dhjetor 2023, propozohet që bonot e privatizimit të përdoren deri më 31 dhjetor 2027. Deputetja socialiste Antoneta Dhima, ka depozituar në Kuvend ndryshimet në ligjin përkatës. Ajo e argumenton këtë me krijimin e mundësive personave për t’i përdorur në disa drejtime.

Aktualisht, një numër i konsiderueshëm i objekteve që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, organet e pushtetit vendor etj, nuk janë privatizuar ende.

Shumë prej ketyre objekteve shtrihen në tokat e pronarëve të ligjshëm, të cilëve u është njohur, apo kthyer prona me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave. Sipas deputetes Dhima, duke qenë se pronarët e trojeve kanë të drejtën e parablerjes së objekteve që ngrihen mbi to, kjo masë do t'i ndihmojë ata për të likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve me bono apo lekë privatizimi.

Gjithashtu, punonjësit e shoqërive aksionare mund t'i përdorin bonot dhe lekët e privatizimit për blerjen e aksioneve të këtyre shoqërive. Ndërkohë, një numër i konsiderucshëm objektesh, apo banesash janë në procesin e legalizimit, nëpërmjet ALUIZNI-t dhe bonot e privatizimit mund të përdoren edhe në këtë proces.

Në privatizimin e objekteve shtetërore të dhëna me kontratë qiraje apo enfiteozë kur këto objekte u shiten drejtpërdrejt qiramarrësve, të cilët mund të paguajnë deri në 80% të vlerës me bono, apo lekë privatizimi.

Shpërndarja e bonove të privatizimit nisi në vitin 1995 me qëllim privatizimin e objekteve dhe pronave shtetërore, ndërsa që nga ai vit e deri më sot procesi ka kaluar përmes zvarritjesh dhe shtyrje me disa herë të vlefshmërisë së këtyre letrave. Aktualisht, nuk ka të dhëna zyrtare për përdorimin e tyre.

Por, sipas këtyre të dhënave që i referohen fillimit të vitit 2022, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat