BE voton: Jo më kaldaja me gaz nëpër banesa! Duhet të hiqen deri në 2040. ‘Green Deal’ parashikon Plan Ristrukturimi për godinat

Bashkimi Europian ka miratuar direktivën që i hap rrugë një plani ristrukturimi të ndërtesave rezidenciale duke nisur nga ato që janë më pak performuese. Aktualisht, godinat rezidenciale konsumojnë rreth 40 % të energjisë që prodhohet në Europë dhe emetojnë 36 % të totalit të karbonit që emetohet.
Deri në vitin 2050, sipas "Ilsole24ore" objektivi është që të ketë zero emetime. Vendet do të vendosin se në cilat godina do të fokusohen, duke pasur si qëllim që reduktimi i konsumit të energjisë të arrihet në masën 55 % vetëm nga ristrukturimi i godinave që kanë performancë energjetike më të dobët.
Ndërkohë, brenda 5 viteve, çdo godinë e re duhet të ndërtohet me projekt që emeton zero karbon. Direktiva e miratuar ndalon mbështetjen për kaldajat që punojnë me gaz duke u fokusuar në sisteme ngrohje me pompa nxehtësie apo me elektricitet, shkruan SCAN.
Përtej ristrukturimeve, direktiva do të jetë një impakt të madh mbi bonusin e shtëpisë. Aparatet që funksionojnë vetëm me gaz metan nuk do të mbështetën më financiarisht duke nisur nga viti i ardhshëm.
Por kjo mund të krijojë një hapësirë për ato pajisje që mund të funksionojnë me gaz jeshil si biometani apo hidrogjeni jeshil.
Elektrifikimi i sistemeve të ngrohjes dhe përdorimi i pompave të nxehtësisë që funksionojnë me ujë, konsiderohen si pikë thelbësore të direktivës që ka në fokus përdorimin e energjive të rinovueshme në godinat e reja me zero emetime.
Sondazh

Zgjatet afati i bonove të privatizimit - Propozimi i deputetes Dhima: Duhet të përdoren deri në 31.12.2027
Pasi përfundoi afati i përdorimit më 31 dhjetor 2023, propozohet që bonot e privatizimit të përdoren deri më 31 dhjetor 2027. Deputetja socialiste Antoneta......

Fermerët që bashkohen do marrin më shumë para’ - Denaj: Më 27 Mars hapen aplikimet për subvencione në bujqësi
Fermerët të cilët bashkohen do të kenë prioritet në financim përmes skemës kombëtare të mbështetjes për vitin 2024. Ndërsa njofton hapjen e aplikimeve më 27......

Mbi 208 mln lekë investime për urat - FSHZH hap tenderin: Ndërhyrje në veprat që rrezikojnë, por edhe ndërtime të reja
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me vlerë 208.3 mln lekë, për ndërhyrje në disa ura të vendit. Sipas dokumenteve të tenderit, projekti......

Projekti pilot, çfarë parashikon për eleminimin e parave cash? - 300 qytetarë do të testohen për të blerë nga aplikacioni
Qeveria shqiptarë, së shpejti do të testojë një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik, ku përmes tij do të testohen gjerësisht për të gjitha......

“Mbështetje për rreth 70 mijë fermerë” - Këshilltarja e Ministrisë: Mund të përfitojnë edhe fermat e vogla. Kusht, bashkimi i tyre
Në jo pak raste është shprehur domosdoshmëria për bashkimin e fermerëve, njëkohësisht edhe për heqjen e pragut minimal të vendosur për të përfituar në një nga......

4 miliardë lekë garanci për eksportuesit - Akti normativ diskutohet në Komisionin e Ekonomisë
Ndryshimet në buxhetin e shtetit në muajin e dytë të vitit përmes një akti normativ, të cilat synojnë ti japin më shumë fokus investimeve, duke shtuar në këtë......

Punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve - Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë
Treguesit e punësimit u paraqitën me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT. Në tremujorin e katërt të......

Hotelet deklarojnë 9 herë më pak se xhiro reale - Skema/ Si do të vendoset referencë për çmimet dhe kapacitetet
Bumi turistik i vitit të kaluar, ku afro 10,1 milionë individë vizituan Shqipërinë, nuk solli të ardhurat e pritshme në buxhetin e shtetit për shkak të......