Luhatjet e pazakonta të euros në dhjetor, BSH “fajëson” të huajt - Analiza: Numri i turistëve u rrit me 66%, u shtua luhatshmëria dhe spread-et blerje-shitje

Ndërsa përgjatë gjithë vitit është kujdesur që nënçmimin e euros ta argumentojë me disa faktorë, si remitancat, suficitin tregtar apo suficitin e llogarisë korrente, përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë si dhe blerjet larta të apartamenteve nga jorezidentët, për dhjetorin Banka e Shqipërisë vlerëson se shkak i luhatjeve tepër të forta ka qenë numri shumë i lartë i turistëve. Në analizën që i bën kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë e quan të vijueshme tendencën mbiçmuese të lekut përgjatë gjithë vitit, me përjashtim të dhjetorit ku u regjistrua një rritje e përkohshme e luhatshmërisë dhe e spread-it mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes.
Kuotimi i euros zbriti në mesatarisht 102.8 lekë në muajin dhjetor, nga 106.9 lekë që ishte në muajin shtator, me një mbiçmim të lekut prej 3.8% në këtë periudhë. Forcimi i lekut në fund të vitit është në linjë me sjelljen e tij sezonale, por, sikurse është vërejtur gjatë gjithë vitit 2023, intensiteti i këtij fenomeni rezultoi më i lartë se vitet e tjera.
Mbiçmimi vjetor i lekut shënoi 10.4% gjatë tremujorit të fundit të vitit, nga 10.2% që ishte në tremujorin e tretë. Gjatë muajit janar, leku është nënçmuar, sikurse është tipike në këtë periudhë. Kursi eur/lek shënoi nivelin mesatar prej 103.9 lekësh në tre javët e para të këtij muaji.
Presionet mbiçmuese mbi monedhën vendase gjatë vitit 2023 kanë reflektuar zhvillimet pozitive në sektorin e jashtëm të ekonomisë, analizon Banka e Shqipërisë. Kjo ecuri pasqyroi prurjet e larta në turizëm dhe u ilustrua në suficitin tregtar dhe në suficitin e llogarisë korrente në tremujorin e tretë.
Të dhënat indirekte sinjalizojnë vazhdimësi të këtij trendi edhe në tremujorin e katërt, thekson Banka e Shqipërisë, duke nënvizuar se hyrjet e shtetasve të huaj për tremujorin e katërt të vitit u rritën me rreth 66% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, edhe vëllimet e tregtimit në treg kanë vijuar të jenë të larta gjatë kësaj periudhe.
Në përgjithësi, kushtet e tregtimit në tregun valutor kanë qenë të qeta gjatë këtij tremujori. Këtu përjashtim bën muaji dhjetor ku u regjistrua një rritje e përkohshme e luhatshmërisë dhe e spread-it mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes. Këto të fundit u rikthyen pranë vlerave normale të tyre në muajin janar, konkludon në analizë Banka e Shqiperisë.
SCAN
Sondazh

Sa ndikon në ekonomi trajtimi i njëjtë femra-meshkuj? - FMN: Eliminimi i hendekut gjinor ne punë, rrit PBB me 5 %
Mbyllja e hendekut të pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore do të rriste nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë me 5 për qind. Një analizë e......

2024, viti i afrimit Shqipëri-Kosovë - Në janar u hap korridori ajror, në shkurt ALPEX bashkoi tregu energjetik. Avancon hekurudha Durrës-Prishtinë
Dy shtetet shqiptare të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Kosova përgjatë këtyre viteve kanë njohur një forcim të bashkëpunimit ekonomik. Marrëveshjet e......

Gjermania vendos detyrim të ri për të papunët - Objektivi: Ndalimi i periudhave të gjata të papunësisë
Në Gjermani autoritetet synojnë miratimimin e detyrimeve të reja ndaj të papunëve. Nisma është ndërmarrë për të eliminuar periudhat afatgjata të papunësisë.......

Çfarë po ndryshon në tregtinë botërore? - Përçarja mes SHBA-së dhe Kinës dhe shfaqja e “protagonistëve” të rinj
Përçarja midis dy ekonomive më të mëdha në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë, parashikohet të thellohet dhe vlera e tregtisë dypalëshe do të......

Rusia blen luksin italian me rubla - Përfshihet e gjithë gama e mallrave të konsumit
Pavarësisht sanksioneve rusët jaë ende në gjendje të blejnë produkte italiane në rubla. Këtu përfshihen këpucë, parfumeri, kozmetikë dhe produkte të industrisë......

Mungesa e mjekëve në Itali - Ata që duan mund të punojnë deri në 72 vjeç dhe nëse ka dalë në pension
Italia vazhdon të vuajë problemin e mungesës së mjekëve. Për këtë arsye është vendosur që ata mund të punojnë deri në 72 vjeç nëse do të duan. Dhe nëse kanë......

Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë - Rrugëtimi i vështirë ende i papërfunduar
Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet......

Pensionet me Italinë, Parlamenti jep “ok” në 22 shkurt - Marrëveshja pritet të kalojë për miratim seancën e radhës. Ja kur hyn në fuqi
Qeveria shqiptare nuk humb kohë. Marrëveshja e firmosur me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve, pritet të kalojë për miratim në seancën plenare të 22......