Çfarë po ndryshon në tregtinë botërore? - Përçarja mes SHBA-së dhe Kinës dhe shfaqja e “protagonistëve” të rinj

Përçarja midis dy ekonomive më të mëdha në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë, parashikohet të thellohet dhe vlera e tregtisë dypalëshe do të bjerë me afro 200 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Dhe shtetet e Azisë Juglindore do të dalin si fituesit më të mëdhenj
Globalizimi mund të ketë ngecur për shkak të çështjeve të ndezura gjeopolitike të viteve të fundit, megjithëse shumë argumentojnë se e kundërta është e vërteta. Kjo për shkak se zinxhirët e furnizimit janë ridrejtuar në vend që të rivendosen, dhe vëllimi i përgjithshëm i tregtisë është më pak i ndërprerë sesa disa kishin frikë fillimisht. Tregtia e drejtpërdrejtë dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është thyer qartë nga regjimi tarifor ndëshkues gjashtë-vjeçar i administratës Trump, pasiguria pas pandemisë dhe konkurrenca politike dhe investuese që është intensifikuar që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë.
Pjesa e tregut e eksporteve të Kinës në SHBA në fakt është ulur nga 21.6% në vitin 2017 në vetëm 14% vitin e kaluar. Administrata aktuale e Biden-it vetëm sa e ka forcuar qëndrimin, veçanërisht në lidhje me Ukrainën dhe tensionet mbi Tajvanin. Pas 16 vitesh si eksportuesi më i madh i vetëm i mallrave në Shtetet e Bashkuara, Kina ia dorëzoi atë kurorë Meksikës në vitin 2023. Në studimin vjetor të ‘Boston Consulting Group’ mbi tregtinë globale, përçarja midis dy ekonomive më të mëdha në botë parashikohet të thellohet dhe vlera e tregtisë dypalëshe do të bjerë me afro 200 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
Kina arriti të kapërcejë tarifat amerikane me investime të mëdha direkte në vende të treta, si Meksika dhe Vietnami. Pra, Kina duke eksportuar mallra të ndërmjetme në vendet e treta, ku bëhet montimi përfundimtar, anashkalon barrierat.
Duke iu referuar analizës së ‘Boston Consulting Group’, e cila konfirmon sa më sipër, theksohet se si rrugët e njohura që përcaktuan hartën e tregtisë globale po rihartohen, blloqet po luajnë një rol më të madh dhe vendet e treta po veprojnë si ndërmjetës për ata që nuk janë dakord, ose konglomeratet globale po përpiqen të lundrojnë mes të dyjave. Trendi i ri quhet “rilidhja” ose “mbështetja e një vendi mik”. Dhe kjo shihet në stabilizimin e “fortesës” së Amerikës së Veriut mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, kur tregtia e SHBA-së do të rritet me gati gjysmë trilionë dollarë kundrejt fqinjëve deri në vitin 2032.
Dhe shtetet e Azisë Juglindore do të dalin si fituesit më të mëdhenj. Tregtia kumulative e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore - ASEAN parashikohet të rritet me 1.2 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme. Më në fund, siç theksojnë shumë, India do të dalë veçanërisht e fuqizuar, me një rritje të tregtisë prej 393 miliardë dollarë deri në vitin 2032, e cila përfshin një rritje prej 180 miliardë dollarësh me Shtetet e Bashkuara dhe 124 miliardë dollarë me Kinën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rusia blen luksin italian me rubla - Përfshihet e gjithë gama e mallrave të konsumit
Pavarësisht sanksioneve rusët jaë ende në gjendje të blejnë produkte italiane në rubla. Këtu përfshihen këpucë, parfumeri, kozmetikë dhe produkte të industrisë......

Mungesa e mjekëve në Itali - Ata që duan mund të punojnë deri në 72 vjeç dhe nëse ka dalë në pension
Italia vazhdon të vuajë problemin e mungesës së mjekëve. Për këtë arsye është vendosur që ata mund të punojnë deri në 72 vjeç nëse do të duan. Dhe nëse kanë......

Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë - Rrugëtimi i vështirë ende i papërfunduar
Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet......

Pensionet me Italinë, Parlamenti jep “ok” në 22 shkurt - Marrëveshja pritet të kalojë për miratim seancën e radhës. Ja kur hyn në fuqi
Qeveria shqiptare nuk humb kohë. Marrëveshja e firmosur me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve, pritet të kalojë për miratim në seancën plenare të 22......

Balluku takim me investitorët e agroturizmit në Klos - Detajet, cilat janë lehtësirat dhe përfitimet e strategjisë së re?
Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, zhvilloi një takim në Klos me Ministren e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaron si dhe Ministren e Bujqësisë Anila......

Qeveria Shqiptare strategji për zhvillimin e agroturizmit, Balluku: Lehtësime për nxitjen e sipërmarrësve
Qeveria Shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Me......

Dëshironi të jetoni në Googletown? Si kompanitë e mëdha po i drejtohen tregut të pasurive të paluajtshme!
Me kalimin e viteve, me rritjen e ndikimit të tyre dhe rritjen e kapitalit të tyre, bota ka parë se si Google, Microsoft, Apple apo Meta u hodhën nga interneti......

A e dini se Kulla Eifel ndryshon madhësinë çdo vit?
Për 42 vjet, deri në ndërtimin e Empire State Building në 1931, Zonja e Hekurt u deklarua si ndërtesa më e lartë në botë. Me antenat e shtuara në 1957, 2000......