Pensionet me Italinë, Parlamenti jep “ok” në 22 shkurt - Marrëveshja pritet të kalojë për miratim seancën e radhës. Ja kur hyn në fuqi

Qeveria shqiptare nuk humb kohë. Marrëveshja e firmosur me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve, pritet të kalojë për miratim në seancën plenare të 22 shkurtit.
Pas ratifikimit në Parlament do të bëhet edhe botimi në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë, për të nisur funksionimin, emigrantët shqiptarë, që jetojnë në Itali do të duhet të presin edhe disa javë të tjera, pasi marrëveshja për të qenë aktive do të duhet të kalojë edhe në Parlamentin Italian, përkatësisht në Senat dhe Dhomën e Deputetëve.
Gjatë kësaj periudhe përcaktohen edhe modalitetet mbi mënyrën sesi do të funksionojë, rolin e institucioneve dhe praktikën që do të duhet të ndiqet. Në një intervistë dhënë pak ditë më parë për Scan Tv, zv.ministrja e Ekonomisë Olta Manjani tha se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, qytetarët të cilët janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali pa qenë nevoja të vinë në Shqipëri. Do të jetë pikërisht ky institucion, që do të koordinojë punën me Institutin e Sigurimeve në Shqipëri, brenda afateve që do të përcaktohen.
Marrëveshja parashikon njohje të periudhave kontributive për efekt pensioni. Në këtë mënyrë, një emigrant që ka 10 vite pune në Itali dhe 15 vite pune në Shqipëri do të përfitojë pension në të dyja vendet, për vitet e punës që ka. Ç’ka do të thotë se do të marrë pension pleqërie në Shqipëri për 15 vite dhe në Itali për 10 vite.
Janë rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë, që do të përfitojnë nga marrëveshja, të cilët pas finalizimit të saj, do t’ju krijohet mundësia edhe e transferimit të pensionit në Itali.
Ada Hazizolli / SCAN
Sondazh

Balluku takim me investitorët e agroturizmit në Klos - Detajet, cilat janë lehtësirat dhe përfitimet e strategjisë së re?
Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, zhvilloi një takim në Klos me Ministren e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaron si dhe Ministren e Bujqësisë Anila......

Qeveria Shqiptare strategji për zhvillimin e agroturizmit, Balluku: Lehtësime për nxitjen e sipërmarrësve
Qeveria Shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Me......

Dëshironi të jetoni në Googletown? Si kompanitë e mëdha po i drejtohen tregut të pasurive të paluajtshme!
Me kalimin e viteve, me rritjen e ndikimit të tyre dhe rritjen e kapitalit të tyre, bota ka parë se si Google, Microsoft, Apple apo Meta u hodhën nga interneti......

A e dini se Kulla Eifel ndryshon madhësinë çdo vit?
Për 42 vjet, deri në ndërtimin e Empire State Building në 1931, Zonja e Hekurt u deklarua si ndërtesa më e lartë në botë. Me antenat e shtuara në 1957, 2000......

Porosia më e madhe e avionëve në histori: 540 njësi dhe 120 miliardë dollarë!
Air India, një linjë ajrore që i përket Grupit Tata, u bë protagonistja e porosisë më të madhe të avionëve në histori në vitin 2023. Shkurti i vitit 2023 hyri......

Energjia në Shqipëri, sektori që ka ngjallur interesin e kompanive amerikane - Mesazhi i Blinken: Ka potencial të madh për diversifikimin e burimeve
https://www.youtube.com/watch?v=0ASoPbSNws4 Vizita e sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken në Shqipëri, ishte një vizitë ku u dhanë mesazhe të......

“Prodhimet shqiptare të kërkuara në tregun amerikan” - Diplomati Bimo: Sherebela e çaji zotërojnë tregun, të rrisim cilësinë
Vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, diplomati dhe ish-ambsadori i parë i Shqipërisë në SHBA pas ndërrimit të sistemeve Roland Bimo, e ka......

Ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura - Shoqatat mjedisore: Nuk vendoset asnjë kufi ndalues. Çdo kompetencë i kalon KKT-së
Organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit si dhe ekspertë dhe përfaqësues të shquar të botës akademike shprehen kundër mendimit dhe......