“Prodhimet shqiptare të kërkuara në tregun amerikan” - Diplomati Bimo: Sherebela e çaji zotërojnë tregun, të rrisim cilësinë

Vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, diplomati dhe ish-ambsadori i parë i Shqipërisë në SHBA pas ndërrimit të sistemeve Roland Bimo, e ka cilësuar mjaft të rëndësishëm si në aspektin gjeopolitik dhe integrimin e vendit, por edhe atë ekonomik. I ftuar në SCAN tv, Bimo ka thënë se diplomacia ekonomike kërkon bashkërendim të punës mes institucioneve dhe se Shqipëria duhet të sfidojë tregun me cilësi. Kjo është parë sipas tij edhe me eksportin e bimëve medicinale ku Sherebela, “made in Albania” zotëron tregun amerikan.
“ Të penetrosh në tregun amerikan, ndonëse duket shumë e lehtë, kur vjen puna për prodhimet tona qofshin bujqësore apo industriale, mua më duket se biznesi shqiptar me gjithë hapat gjigand në 30 vite, kur vjen puna për çarjen e tregjeve të rinj, do të duhet të ketë më shumë mbështetje. Diplomacia ekonomike është një term që kërkon më shumë bashkërendim pune të institucioneve për të njohur tregjet, sepse jam i sigurt që në Amerikë çfarëdo që të prodhojmë ne, që nga sherebela, çaji etj, gjithçka shitet’’, ka thënë Bimo.
Bimo ka vlerësuar përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, e cila ka bërë që të rriten investimet e huaja.
“Gjithmonë ka shumë punë për të bërë dhe sidomos duhet të jemi të kujdesshëm ndaj vrejtjeve që vijnë nga komunitet e bizneseve”, ka shtuar diplomati.
Diplomati Bimo ka komentuar dhe ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë, e cila pritet të përurohet në muajin e ardhshëm e njoftuar nga zyrtari i lartë amerikan gjatë vizitës në vendin tonë.
“Sigurisht na ndihmon për të rritur sigurinë e vendit, sepse kemi një element sigurie më shumë. Unë besoj fort se na ndihmon për të fuqizuar kapacitetet tona mbrojtëse si organizative, teknike, ushtarake, logjistike, është një stad tjetër në interoperativitetin e Shqipërisë me NATO-n”, thekson Bimo.
Sa i takon marrëveshjes për emigrantët me Italinë, Bimo thotë për SCAN se edhe pse është një temë sensitive s’duhet të harrojmë dhe aspektin human për shkak të ndjeshmërisë dhe eksodit shqiptar.
Alida Lula / SCAN
Sondazh

Ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura - Shoqatat mjedisore: Nuk vendoset asnjë kufi ndalues. Çdo kompetencë i kalon KKT-së
Organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit si dhe ekspertë dhe përfaqësues të shquar të botës akademike shprehen kundër mendimit dhe......

Sa kompani amerikane ka në Shqipëri? - Sektorët ku operojnë, nga shërbimet e konsulencës te pasuritë e patundshme
Prezenca e kompanive amerikane në vendin tonë është rritur ndjeshëm, kjo për shkak të marrëdhënieve të mira në nivel politik midis Shqipërisë dhe Shteteve të......

Analiza/ Ku janë përqendruar investimet amerikane në Shqipëri - Shifrat tregojnë fokusin në sistemin financiar dhe energjetikë e gaz
Sipas të dhënave nga "Banka e Shqipërisë", Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë investitori i gjashtë më i madh në vendin tonë, të paktën sa i takon 9-mujorit......

FMN jep formulën e re për rritjen e pagave në Shqipëri - “Puna të mos matet me orë qëndrimi, por produktivitet”
Ndërsa për qeverinë shqiptare mbetet sfidë frenimi i emigrimit të fuqisë punëtore, e cila synohet te adresohet përmes rritjes së pagave, Fondi Monetar......

Bombë demografike në Europë pavarësisht masave të qeverive - Numri i lindjeve në gjendje stanjacioni prej një dekade
Qeveritë në Europë prej kohësh po shpërndajnë miliarda euro për të nxitur lindshmërinë. Por deri më sot nisma nuk ka dhënë sukses, pasi prej një dekade numri i......

Çmimet e energjisë, OSHEE miraton paketat - Liberalizimi i tregut, Karakaçi: 99% e bizneseve nuk janë larguar nga FTL
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar tarifat për bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie dhe që zgjedhin si furnizues Furnizuesin......

BRICS: Milionerët do të rriten në 10 vitet e ardhshme - Vendet që sfidojnë rendin global dhe vendosen si një rival i fortë i G7
BRICS sfidon G7 dhe për sa i përket numrit të milionerëve. Sipas parashikimeve numri i milionerëve në vendet BRICS pritet të rritet me 85% gjatë 10 viteve të......

Bizneset, 3.3 miliardë lekë fitime -Tregtia dhe Energjia elektrike me performancën më të lartë
INSTAT ka publikuar së fundmi të dhënat nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” të cilat na sigurojnë një rezyme më të qartë mbi strukturën ekonomike,......