Kosova Postuar më 17 Shkurt 2024, 11:33

Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë - Rrugëtimi i vështirë ende i papërfunduar

Nga SCAN TV
Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë - Rrugëtimi i

Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit.

Ligjshmëria e pavarësisë për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutuar, pasi Serbia ka kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës duke e cilësuar të paligjshme. Për këtë ajo kërkoi edhe opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 2008, kërkesë që u hodh poshtë më 22 korrik 2010.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare në periudhën e vështitë 1997 - 1999. Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e Bashkimit Europian vendosi që vendet anëtare të ishin të lira për të vendosur nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Shumica e vendeve të unionit evropian e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e njohin atë.

Mëngjesin e së shtunës Qeveria e Kosovës mbajti një mbledhje festive e më pas u bë ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.

Ceremonia vijoi me homazhe tek Monumenti i të Pagjeturve, si dhe te varri i ish-Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, e ai i veprimtarit Adem Demaçi. Ndërsa në Prekaz homazhe u zhvilluan në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Seanca solemne e kuvendit nisi në mesditë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat