Mungesa e mjekëve në Itali - Ata që duan mund të punojnë deri në 72 vjeç dhe nëse ka dalë në pension

Italia vazhdon të vuajë problemin e mungesës së mjekëve. Për këtë arsye është vendosur që ata mund të punojnë deri në 72 vjeç nëse do të duan. Dhe nëse kanë dalë në pension mund të rikthehen në shërbim por jo në poste drejtuese
Mjekët që punojnë për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Itali do të mund të qëndrojnë në punë deri në moshën 72 vjeç: zgjedhja do të jetë vullnetare, por ‘manteli bardhë’ do të mund të qëndrojë në pavion deri më 31 dhjetor 2025. Por me një kusht themelor: kush vendos të shtyjë pensionin, nuk do të jetë në gjendje të mbajë ose të marrë poste drejtuese të larta - në thelb të jetë mjek kryesor. Do të mund të kthehen në shërbim edhe ata që kanë dalë në pension nga 1 shtatori 2023. Kjo është një përmbledhje e masës së miratuar së fundmi.
Ligji parashikon mundësinë që “shoqëritë kombëtare të shërbimit shëndetësor, deri më 31 dhjetor 2025” të kenë mundësi “të mbajnë në shërbim, me kërkesë të palëve të interesuara, drejtues të mjekësisë dhe shëndetësisë të punësuar në shërbimin shëndetësor kombëtar”. Sot ata mund të qëndrojnë maksimumi deri në moshën 70 vjeç por gjithmonë me autorizimin e ASL – Autoriteteve lokale shëndetësore dhe objektet e shtrimeve në spital.
Përdorimi i tyre do të jetë i dobishëm gjithashtu për të përmbushur nevojat për trajnim të stafit: në praktikë mjekët e vjetër do të jenë në gjendje të ndihmojnë më të rinjtë. Por padyshim që ata do të mund t'i kthehen dhënies së ndihmës për të përballuar mungesën serioze të personelit në reparte. Rregulli nuk ka të bëjë vetëm me ‘mantelet e bardha’ që punojnë në sistemet vendore shëndetësore, por edhe me drejtuesit mjekësorë dhe shëndetësorë të Ministrisë së Shëndetësisë e më lart.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kosova feston 16-vjetorin e Pavarësisë - Rrugëtimi i vështirë ende i papërfunduar
Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet......

Pensionet me Italinë, Parlamenti jep “ok” në 22 shkurt - Marrëveshja pritet të kalojë për miratim seancën e radhës. Ja kur hyn në fuqi
Qeveria shqiptare nuk humb kohë. Marrëveshja e firmosur me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve, pritet të kalojë për miratim në seancën plenare të 22......

Balluku takim me investitorët e agroturizmit në Klos - Detajet, cilat janë lehtësirat dhe përfitimet e strategjisë së re?
Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, zhvilloi një takim në Klos me Ministren e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaron si dhe Ministren e Bujqësisë Anila......

Qeveria Shqiptare strategji për zhvillimin e agroturizmit, Balluku: Lehtësime për nxitjen e sipërmarrësve
Qeveria Shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Me......

Dëshironi të jetoni në Googletown? Si kompanitë e mëdha po i drejtohen tregut të pasurive të paluajtshme!
Me kalimin e viteve, me rritjen e ndikimit të tyre dhe rritjen e kapitalit të tyre, bota ka parë se si Google, Microsoft, Apple apo Meta u hodhën nga interneti......

A e dini se Kulla Eifel ndryshon madhësinë çdo vit?
Për 42 vjet, deri në ndërtimin e Empire State Building në 1931, Zonja e Hekurt u deklarua si ndërtesa më e lartë në botë. Me antenat e shtuara në 1957, 2000......

Porosia më e madhe e avionëve në histori: 540 njësi dhe 120 miliardë dollarë!
Air India, një linjë ajrore që i përket Grupit Tata, u bë protagonistja e porosisë më të madhe të avionëve në histori në vitin 2023. Shkurti i vitit 2023 hyri......

Energjia në Shqipëri, sektori që ka ngjallur interesin e kompanive amerikane - Mesazhi i Blinken: Ka potencial të madh për diversifikimin e burimeve
https://www.youtube.com/watch?v=0ASoPbSNws4 Vizita e sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken në Shqipëri, ishte një vizitë ku u dhanë mesazhe të......