“Lëvizin” licencat për energjisë diellore - Pas 3 vitesh, 5 prodhues të rinj që do të përfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë

Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 5 kompani në veprimtrinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrale fotovoltaike të vegjël, duke i hapur rrugë rritjes së kapaciteteve gjeneruese nga dielli. Këto janë licencat e para që jepen pas më shumë se 3 vitesh, nga koha kur është dhëna licenca e fundit për projekte që pëfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë, duke e çuar në 16 numrin e këtyre impianteve.
Secili prej centraleve të rinj do të ketë një fuqi të instaluar prej 2 MW, ndërkohë që të gjithë ndodhen në zonën e Bitinckës, në Bilisht. Interesi nga investitorët për ndërtimin e centraleve të vegjël diellorë ka qenë i lartë gjatë këtyre viteve, por 1 numër i vogël kanë arritur të marrin miratimet përfundimtare nga Ministria e Infrastrtukutrës dhe Energjisë, që më pas do i hapte rrugën lincencimit dhe ndërtimit të tyre.
Interesi u shtua ndjeshëm, pasi në vitin 2018, Këshilli i Ministrave miratoi masat mbështetëse për nxitjen e përdorimit të energjisë së prodhuar nga era e dielli, duke synuar arritjen e objektivit të përcaktuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë.
Këto masa garantojnë kontrata për blerjen e energjisë elektrike të prodhuar, me një kohëzgjatje maksimale për 15 vjet, si dhe lidhjen dhe aksesin për përdorimin e rrjetit të transmetimit/shpërndarjes së energjisë së prodhuar.
Vendimi parashikon edhe një sërë masash të tjera lehtësuese, por sikurse tregojnë edhe të dhënat e licencimeve nga ERE, pak kompani kanë arritur të përfitojnë. Të dhënat e prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike janë modeste, në raport me energjinë totale të prodhuar, pasi për 4-mujorin e parë të këtij viti sasia e prodhuar nga dielli arriti në 0.48% të totalit.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=oOtkNKvZTdI
Sondazh

Sondazhi i BQE për eurozonën - Konsumatorët i frikësohen recesionit dhe inflacionit të lartë
Sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane, konsumatorët e eurozonës presin një tkurrje të ekonomisë dhe që inflacioni i lartë të ketë pasoja në të......

Turqi, inflacioni në nivelin 80% - Kjo është shkalla më e lartë prej 24 vitesh dhe pritet një rritje e mëtejshme
Inflacioni në Turqi u rrit në nivelin më të lartë të 24 viteve duke arritur në 79.6% në korrik, pasi dobësimi i vazhdueshëm i lirës dhe kostot globale të......

SHBA kalon Rusinë për furnizimin me gaz në Europë - Në BE po vijnë më shumë anije me gaz natyror të lëngshëm amerikan
Pushtimi rus i Ukrainës ka ridrejtuar dërgesat e energjisë në mbarë botën dhe një nga rezultatet është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po dërgojnë më......

Banka e Anglisë rrit normat e interesit - Parashikohet një recesion që do të zgjasë në kohë
Banka e Anglisë ka regjistruar rritjen më të madhe të normave të interesit në 27 vitet e fundit, pavarësisht sinjaleve për një recesion që pritet të ndodhë,......

Gara për rezervat e gazit në Europë - Cilat janë vendet që renditen më mirë në pritje të dimrit?
Vendet europiane janë në rrugën e duhur për të arritur objektivin e grumbullimit të rezervave të gazit para fillimit të dimrit këtë vit, por kostoja për......

Pavlefshmëria e kontratave të tenderëve, “në dorë” të KPP - Rregullorja/ Gjoba për institucionet, në rast shkeljesh. Masa, deri në 10% e vlerës së kontratës
Komisioni i Prokurimit Publik do mund të shpallë të pavlefshme një kontratë tenderi, në rast të konstatimit të shkeljeve. Këshilli i Ministrave ka miratuar......

Rikthehen kontrollet antiinformalitet - Në “sitë”, shoqëritë e sigurimit, media dhe institucionet e arsimit privat
Administrata tatimore do të nisë kontrollet për mosdeklarimin real të pagës së punonjësve në profesione dhe sektorë të caktuar. Sipas analizave specifike të......

Vendet më të pasura dhe më të varfra/ FMN: Shqipëria e 90-ta në botë, me $17,383 për frymë, më e varfra në rajon pas Kosovës
Së fundmi revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime apo edhe lajme financiare, ka publikuar renditjen e shteteve të botës nga më i......