Sondazhi i BQE për eurozonën - Konsumatorët i frikësohen recesionit dhe inflacionit të lartë

Sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane, konsumatorët e eurozonës presin një tkurrje të ekonomisë dhe që inflacioni i lartë të ketë pasoja në të ardhurat e tyre vitin e ardhshëm
Sondazhi për pritshmëritë e konsumatorëve, që ofron një kontribut për vendimet e bankave qendrore e që publikohet për herë të parë, tregon që familjet kanë nisur të humbasin besimin në aftësitë e Bankës Qendrore Europiane për të rivendosur inflacionin në objektivin e 2%.
Sondazhi i kryer në muajin qershor tregoi se konsumatori mesatar pret një rritje cmimesh prej 5% në vitin e ardhshëm si dhe një inflacion deri në 2.8% pas tre vitesh.
Kjo e dhënë krahasohet me pritshmëritë për rritje të të ardhurave nominale prej 0.9% dhe shpenzimeve prej 3.9%, gjë që tregon një reduktim të fortë të kapacitetit të kursimit nga ana e familjeve.
Konsumatorët presin gjithashtu që ekonomia të tkurret me 1.3% gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Në të kundërt, Banka Qendrore Europiane pret një inflacion mesatar prej 6.8% në vitin 2022, përpara se të bjerë në 3.5% në 2023 dhe 2.1% në 2024. Rritja pritet në 3.7% këtë vit, në 2.8% vitin e ardhshëm dhe 1.6% në 2024.
BQE rriti normat e interesit me 50 pikë bazë muajin e kaluar dhe parashikoi më shumë rritje në muajt e ardhshëm për të luftuar inflacionin rekord të eurozonës, i cili arriti në 8.9% muajin e kaluar.
Për sondazhin Banka Qendrore Europiane interviston çdo muaj rreth 14 mijë të rritur nga Belgjika, Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda. Këto vende përfaqësojnë 85% të PBB-së së eurozonës dhe 83.8% të popullsisë së saj.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=px_T0l5pPhM
Sondazh

Turqi, inflacioni në nivelin 80% - Kjo është shkalla më e lartë prej 24 vitesh dhe pritet një rritje e mëtejshme
Inflacioni në Turqi u rrit në nivelin më të lartë të 24 viteve duke arritur në 79.6% në korrik, pasi dobësimi i vazhdueshëm i lirës dhe kostot globale të......

SHBA kalon Rusinë për furnizimin me gaz në Europë - Në BE po vijnë më shumë anije me gaz natyror të lëngshëm amerikan
Pushtimi rus i Ukrainës ka ridrejtuar dërgesat e energjisë në mbarë botën dhe një nga rezultatet është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po dërgojnë më......

Banka e Anglisë rrit normat e interesit - Parashikohet një recesion që do të zgjasë në kohë
Banka e Anglisë ka regjistruar rritjen më të madhe të normave të interesit në 27 vitet e fundit, pavarësisht sinjaleve për një recesion që pritet të ndodhë,......

Gara për rezervat e gazit në Europë - Cilat janë vendet që renditen më mirë në pritje të dimrit?
Vendet europiane janë në rrugën e duhur për të arritur objektivin e grumbullimit të rezervave të gazit para fillimit të dimrit këtë vit, por kostoja për......

Pavlefshmëria e kontratave të tenderëve, “në dorë” të KPP - Rregullorja/ Gjoba për institucionet, në rast shkeljesh. Masa, deri në 10% e vlerës së kontratës
Komisioni i Prokurimit Publik do mund të shpallë të pavlefshme një kontratë tenderi, në rast të konstatimit të shkeljeve. Këshilli i Ministrave ka miratuar......

Rikthehen kontrollet antiinformalitet - Në “sitë”, shoqëritë e sigurimit, media dhe institucionet e arsimit privat
Administrata tatimore do të nisë kontrollet për mosdeklarimin real të pagës së punonjësve në profesione dhe sektorë të caktuar. Sipas analizave specifike të......

Vendet më të pasura dhe më të varfra/ FMN: Shqipëria e 90-ta në botë, me $17,383 për frymë, më e varfra në rajon pas Kosovës
Së fundmi revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime apo edhe lajme financiare, ka publikuar renditjen e shteteve të botës nga më i......

Zbardhet lista e plotë: 425 prona të sekuestruara që askush s’i do - Hotele, dyqane, biznese, ara e pemishte në zonat më të kërkuara të Tiranës apo bregdetit!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara ka bërë publike listën e plotë me pronat e paluajtëshme të cilat mund të përdoren për......