Turqi, inflacioni në nivelin 80% - Kjo është shkalla më e lartë prej 24 vitesh dhe pritet një rritje e mëtejshme

Inflacioni në Turqi u rrit në nivelin më të lartë të 24 viteve duke arritur në 79.6% në korrik, pasi dobësimi i vazhdueshëm i lirës dhe kostot globale të energjisë dhe të mallrave rritën çmimet, megjithëse ishte më pak se parashikimet.
Inflacioni filloi të rritet vjeshtën e kaluar, kur lira ra pasi banka qendrore uli gradualisht normën e saj me 500 pikë bazë në 14% të kërkuar nga presidenti i Turqisë Erdoan.
Nga muaji në muaj, çmimet e konsumit u rritën me 2.37% në korrik, sipas të dhënave të Institutit Turk të Statistikave, më pak se një parashikim i sondazhit të agjencisë së lajmeve Reuters prej 2.9%. Inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit parashikohej të ishte 80.5%.
Rritjen më të madhe vjetore të çmimeve të konsumit e ka shënuar sektori i transportit me 119.11%, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 94.65%.
Inflacioni këtë vit është nxitur më tej nga ndikimi ekonomik i pushtimit rus të Ukrainës, si dhe nga rënia e vazhdueshme e lirës. Monedha u dobësua me 44% kundrejt dollarit vitin e kaluar dhe ka rënë me 27% të tjera këtë vit.
Inflacioni vjetor është aktualisht në nivelin më të lartë që nga shtatori 1998, kur arriti në 80.4% dhe Turqia po luftonte për t'i dhënë fund një dekade inflacioni kronik të lartë.
Sondazhi i javës së kaluar të Reuters tregoi se inflacioni vjetor u pa duke rënë në rreth 70% deri në fund të vitit 2022, duke u zbutur nga nivelet aktuale ndërsa efektet bazë nga rritja e çmimeve të vitit të kaluar hynë në fuqi.
Indeksi i çmimeve të prodhimit vendas u rrit me 5.17% nga muaji në muaj në korrik për një rritje vjetore prej 144.61%.
Qeveria ka thënë se inflacioni do të ulet si rezultat i programit të saj ekonomik, i cili i jep përparësi normave të ulëta për të nxitur prodhimin dhe eksportet.
Erdoan ka thënë se ai pret që inflacioni të zbresë në nivelet "të përshtatshme" deri në shkurt-mars të vitit të ardhshëm, ndërsa banka qendrore turke e rriti parashikimin e saj në fund të 2022 në 60.4% të enjten e kaluar nga 42.8% më parë.
Ligjvënësit dhe ekonomistët e opozitës kanë vënë në dyshim besueshmërinë e shifrave të Institutit të Statistikave Turke (TUIK), pretendime që TUIK i ka hedhur poshtë. Sondazhet tregojnë se turqit besojnë se inflacioni është shumë më i lartë se të dhënat zyrtare.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=7ngUKOd4cTY
Sondazh

SHBA kalon Rusinë për furnizimin me gaz në Europë - Në BE po vijnë më shumë anije me gaz natyror të lëngshëm amerikan
Pushtimi rus i Ukrainës ka ridrejtuar dërgesat e energjisë në mbarë botën dhe një nga rezultatet është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po dërgojnë më......

Banka e Anglisë rrit normat e interesit - Parashikohet një recesion që do të zgjasë në kohë
Banka e Anglisë ka regjistruar rritjen më të madhe të normave të interesit në 27 vitet e fundit, pavarësisht sinjaleve për një recesion që pritet të ndodhë,......

Gara për rezervat e gazit në Europë - Cilat janë vendet që renditen më mirë në pritje të dimrit?
Vendet europiane janë në rrugën e duhur për të arritur objektivin e grumbullimit të rezervave të gazit para fillimit të dimrit këtë vit, por kostoja për......

Pavlefshmëria e kontratave të tenderëve, “në dorë” të KPP - Rregullorja/ Gjoba për institucionet, në rast shkeljesh. Masa, deri në 10% e vlerës së kontratës
Komisioni i Prokurimit Publik do mund të shpallë të pavlefshme një kontratë tenderi, në rast të konstatimit të shkeljeve. Këshilli i Ministrave ka miratuar......

Rikthehen kontrollet antiinformalitet - Në “sitë”, shoqëritë e sigurimit, media dhe institucionet e arsimit privat
Administrata tatimore do të nisë kontrollet për mosdeklarimin real të pagës së punonjësve në profesione dhe sektorë të caktuar. Sipas analizave specifike të......

Vendet më të pasura dhe më të varfra/ FMN: Shqipëria e 90-ta në botë, me $17,383 për frymë, më e varfra në rajon pas Kosovës
Së fundmi revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime apo edhe lajme financiare, ka publikuar renditjen e shteteve të botës nga më i......

Zbardhet lista e plotë: 425 prona të sekuestruara që askush s’i do - Hotele, dyqane, biznese, ara e pemishte në zonat më të kërkuara të Tiranës apo bregdetit!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara ka bërë publike listën e plotë me pronat e paluajtëshme të cilat mund të përdoren për......

Inflacioni në Holandë kap shifrën më të lartë në gati 47 vjet!
Inflacioni në Holandë u rrit në mbi 10 % për herë të parë që nga viti 1975 muajin e kaluar, tha agjencia e statistikave të vendit CBS. Çmimet e energjisë dhe......