Gara për rezervat e gazit në Europë - Cilat janë vendet që renditen më mirë në pritje të dimrit?

Vendet europiane janë në rrugën e duhur për të arritur objektivin e grumbullimit të rezervave të gazit para fillimit të dimrit këtë vit, por kostoja për rifurnizimin e rezervave do të jetë më shumë se 50 miliard dollarë, 10 herë më shumë në krahasim me mesataren e mbushjes së rezervave për dimrin.
Qeveritë europiane ishin të shqetësuara se reduktimi i furnizimeve nga Rusia nëpërmjet gazsjellësit kryesor drejt Gjermanisë, Nord Stream 1, do të kishte lenë vendet në pamundësi për të arritur objektivat për furnizmin e depozitave për dimrin. Pavarësisht pesimizmit, vendet e BE-së kanë arritur të mbushin depozitat e gazit duke frenuar kërkesën, me kalimin nga gazi tek qymyri për disa centrale elektrike dhe duke shtuar importet e gazit natyror të lëngshëm.
Nivelet e rezervave të gazit ne Europë janë plot deri në 70.5% sipas dhënave të muajit gusht duke tejkaluar mesataren prej 70.3%, sipas të dhënave të Infrastrukturës së Gazit për Europën.
Bashkimi Europian synon të mbushë rezervat deri në 80% të kapacitetit brenda 1 nëntorit për të plotësuar kërkesën e lartë në muajt e dimrit. BE ka fiksuar objektivat mujore për cdo vend anëtar.
Gjermania që është dhe më e prekura nga reduktimi i furnizimit me gaz nga Rusia ka vendosur një objektiv më të lartë dhe synon 95% të rezervave brenda muajit nëntor.
Rritja e importit të gazit natyror të lëngshëm ka ndihmuar shumë në arritjen e objektivave europiane. Bashkimi europian ka importuar 21.36 milion ton gaz të lëngshëm në gjysmën e parë të vitit 2022, në krahasim me 8.21 ton në të njëjtën periudhë një vit më parë. Në qershor për herë të parë në histori, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë furnizuar më shumë gaz për Europën në krahasim me Rusinë. Gjithësesi analistët paralajmërojnë për më shumë kujdes pasi varësia e Europës nga gazi rus nuk ka përfunduar aspak.
Analistë dhe ekspertë industrialë paralajmëruan se mbushja e rezervave në nivelet e caktuara do të ishte e pamundur nëse Rusia do të ndërpriste totalisht furnizimet nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1 ndaj Gjermanisë. Edhe se pse i gjithë plani europian i sigurisë varet kryesisht nga dy faktorë: sa i ftohët do të jetë ky dimër dhe si do të jenë flukset e gazit pranverën e ardhshme. Ata llogarisin se Europa duhet të shpenzojë 26 miliard euro për të arritur në nivelin 80% të rezervave. Gjithashtu kosto e mbushjes së rezervave mund të transferohet tek konsumatorët me faturat e energjisë elektrike gjithnjë e më të larta ose nëpërmjet taksave.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Qlaem6mBYUY
Sondazh

Pavlefshmëria e kontratave të tenderëve, “në dorë” të KPP - Rregullorja/ Gjoba për institucionet, në rast shkeljesh. Masa, deri në 10% e vlerës së kontratës
Komisioni i Prokurimit Publik do mund të shpallë të pavlefshme një kontratë tenderi, në rast të konstatimit të shkeljeve. Këshilli i Ministrave ka miratuar......

Rikthehen kontrollet antiinformalitet - Në “sitë”, shoqëritë e sigurimit, media dhe institucionet e arsimit privat
Administrata tatimore do të nisë kontrollet për mosdeklarimin real të pagës së punonjësve në profesione dhe sektorë të caktuar. Sipas analizave specifike të......

Vendet më të pasura dhe më të varfra/ FMN: Shqipëria e 90-ta në botë, me $17,383 për frymë, më e varfra në rajon pas Kosovës
Së fundmi revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime apo edhe lajme financiare, ka publikuar renditjen e shteteve të botës nga më i......

Zbardhet lista e plotë: 425 prona të sekuestruara që askush s’i do - Hotele, dyqane, biznese, ara e pemishte në zonat më të kërkuara të Tiranës apo bregdetit!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara ka bërë publike listën e plotë me pronat e paluajtëshme të cilat mund të përdoren për......

Inflacioni në Holandë kap shifrën më të lartë në gati 47 vjet!
Inflacioni në Holandë u rrit në mbi 10 % për herë të parë që nga viti 1975 muajin e kaluar, tha agjencia e statistikave të vendit CBS. Çmimet e energjisë dhe......

Cila është situata aktuale e zjarreve në të gjithë Shqipërinë?!
Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari informon se gjatë 24 orëve të......

Prodhimi i orizit nën kërcënim serioz - Fushat italiane thahen për shkak të mungesës së reshjeve!
Prodhimi i orizit rizoto në luginën e lumit Po të Italisë është nën një kërcënim të madh pasi një thatësirë historike po vazhdon të shkaktojë që fushat me......

Greqia po kalon një sezon turistik veror më të mirë se sa pritej - Rikthimi i turizmit do të ndihmojë në lehtësimin e kostos së krizës energjetike
Greqia po kalon një sezon turistik veror më të mirë se sa pritej dhe të ardhurat e këtij viti do të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të......