Europa Postuar më 5 Gusht 2022, 13:19

SHBA kalon Rusinë për furnizimin me gaz në Europë - Në BE po vijnë më shumë anije me gaz natyror të lëngshëm amerikan

Nga SCAN TV
SHBA kalon Rusinë për furnizimin me gaz në Europë - Në

Pushtimi rus i Ukrainës ka ridrejtuar dërgesat e energjisë në mbarë botën dhe një nga rezultatet është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po dërgojnë më shumë gaz në Europë se sa Rusia nëpërmjet gazsjellësit, sipas të dhënave të publikuara nga Uall Street Journal.

Që nga viti 1967, tubacionet e Gazprom-it në Siberinë Perëndimore dhe gadishullin Yamal kanë dërguar sasi të mëdha gazi në Europë, por ky precedent është përmbysur muajt e fundit.

Në korrik, gazi natyror i lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përbënte 13% të furnizimit total në Europë, krahasuar me 10% nga tubacionet ruse. Tubacionet nga Norvegjia ishin burimi kryesor i gazit në kontinent, ndërsa burime të tjera përfshijnë tubacionet e Afrikës së Veriut dhe furnizimet me gaz natyror të lëngshëm nga Katari, si dhe prodhimin vendas.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, çmimet europiane të gazit me shumicë janë trefishuar pasi Moska vazhdon të reduktojë flukset e gazit natyror. Gazprom duke përmendur çështje teknike, reduktoi furnizimet e gazit natyror nëpërmjet Nord Stream 1 në Gjermani në 20% nga 40%.

Me konfliktin në Ukrainë që nuk tregon shenja lehtësimi, Bashkimi Europian po përballet me një krizë historike energjetike, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë si një furnizues emergjent i energjisë.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=tZ-0j9wlAIo

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat