Larry Ellison, njeriu i dytë më i pasur në botë - Bashkëthemeluesi i Oracle kalon Jeff Bezos në renditje

Kristi Ceta/SCAN
Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka bërë që bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison, të kalojë krijuesin e Amazon, Jeff Bezos, duke u bërë personi i dytë më i pasur në botë.
Pasuria neto e kreut të Oracle në kohë reale arriti 206.1 miliardë dollarë, sipas Forbes. Bezos është afër me 203.1 miliardë dollarë. Aksionet e gjigantit të softuerit janë rritur rreth 63.4% deri më tani këtë vit. CEO i Tesla-s, Elon Musk qëndron në krye të listës, me një vlerë neto prej 251 miliardë dollarësh.
Aksionet e Oracle janë ngjitur në nivele të larta, pasi kompania raportoi fitime javën e kaluar që tejkaluan pritshmëritë dhe rritën parashikimin e të ardhurave fiskale për vitin 2026.
Aksionet e Oracle janë rritur me 20% për shtatorin. Nëse rritja ndalon këtu, do të ishte muaji i tyre më i mirë që nga tetori 2022, kur stoku u rrit me 28%, dhe muaji i dytë më i mirë që nga tetori i 2002.
Suksesi i aksioneve të Oracle është kryesisht për shkak të rolit të kompanisë në zhvillimin e inteligjencës artificiale. Ellison, i cili themeloi Oracle në 1977, tregoi se si kompania po ndërton qendra të dhënash për të përshtatur kërkesën në rritje për inteligjencën artificiale gjeneruese.
"Ne po ndërtojmë qendrat më të vogla, më të lëvizshme dhe më të përballueshme të të dhënave cloud deri në qendrat 200 megavat, ideale për të trajnuar modele shumë të mëdha gjuhësore dhe për t'i mbajtur ato të përditësuara," u shpreh Ellison.
Oracle tha javën e kaluar se do të bashkëpunonte me njësinë e kompjuterave cloud të Amazon për të mundësuar shërbimet e bazës së të dhënave në pajisje të dedikuara. Gjatë vitit të kaluar, kompania ka arritur partneritete të ngjashme me Microsoft dhe Google, dy kompanitë kryesore të infrastrukturës cloud.
Sondazh

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 88.8 lekë dhe shitet e 90 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke humbur pikë nga dita e djeshme. Monedha europiane......

“IA” në mbrojtje të pemëve të ullirit - Teknologjia e re identifikon dëmtuesit dhe sëmundjet
Kristi Ceta/SCAN Shëndeti i pemëve të ullirit është një element themelor në fushën e prodhimit bujqësor. Dëmtuesit si miza e ullirit dhe sëmundjet që......

Policia e Shtetit, thirrje qytetarëve për kujdes - “Mos bini pre” e mashtrimeve me aplikacionin “PLINKO” dhe mesazheve në WhatsApp
Ledina Elezi/SCAN Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të tregohet kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”, por edhe mesazheve që po dërgohen......

Nis puna për rehabilitimin e bulevardit kryesor të Peshkopisë, Balluku: Investime të shumta në qarkun e Dibrës
Në qytetin e Peshkopisë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bulevardit kryesor. Investimi po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikon......

Nis punën Komisioni i ri Evropian - Von der Leyen emëron për herë të parë një komisioner për mbrojtjen
Kristi Ceta/SCAN Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj, i cili do të drejtojë institucionin më të fuqishëm të......

“Supertenderët” e FSHZH, fondi limit 5.4 mld lekë - Hapen 7 procedura prokurimi: Sistemim rrugësh, përmirësim transporti dhe termoizolim
Ola Mitre/SCAN Me një fond limit prej 5.4 mld lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur 7 procedura prokuruese për sistemim rrugësh, përmirësim të......

Eksportet nuk e ndalin rënien edhe në gusht - E thellojnë me 18.2%. Na "braktisin" partnerët kryesorë
Xhorxhina Deda/SCAN Eksportet kanë vijuar të thellojnë rënien edhe në gusht të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme. Nëse......

Shqipëria forcon sigurinë kibernetike - Ndër vendet që po përparon me shpejtësi në këtë fushë. Kuadri ligjor, më i përmirësuari
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria është ngjitur me 22 pikë në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike, duke u klasifikuar ndër vendet që po përparojnë me......