Lamtumirë kartëmonedhat e vjetra! - BSH: Data 31 dhjetor 2023, afati i fundit për këmbimin
Të gjithë shtetasit që disponojnë kartëmonedha leku të vjetra kanë afat deri ditën e fundit të këtij muaji për t’i këmbyer në çdo bankë tregtare. Këto kartmonedha aktualisht nuk kanë kurs ligjor. Banka e Shqipërisë ka njoftuar se bëhet fjalë për kartëmonedhën 100 lekë emetim i vitit 1996 me imazhin e Fan Nolit.
Një kartëmonedhë tjetër 100 lekëshe që duhet të këmbehet është edhe ajo emetim i viteve 1993, 1994, 1996 me imazhin e Luftëtarit Kombëtar.
Gjithashtu, afati 31 dhjetor vlen edhe për kartëmonedhën 200 lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996 me imazhin e Ismail Qemalit. Dy kartmonedha 500 lekëshe duhet të këmbehen në bankë, ajo emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997 me imazhin e vajzës me lule dielli, si dhe kartëmonedha tjetër emetim i viteve 1992, 1994, 1996 me imazhin e Naim Frashërit.
Së fundmi, të gjithë personat që disponojnë kartëmonedhë 1000 lekë, emetim të viteve 1992,1994,1995,1996 me imazhin e Skënderbeut duhet ta këmbejnë deri më 31 dhjetor pranë çdo sporteli të bankave tregtare.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Çmimet e prodhimit rriten më shumë se të importit! - U ndikuan kryesisht nga industria nxjerrëse dhe energjia
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dy tregues të rëndësishëm si indeksi i çmimit të prodhimit dhe indeksi i çmimit të importit kanë shënuar rritje në......

Dhoma e Ulët franceze kundërshton projektligjin e Macron për emigracionin!
Ligjvënësit francezë e kthyen projektligjin e qeverisë për emigracionin të hënën, në një lëvizje të papritur që ndërpreu debatet në dhomën e ulët dhe i dha një......

Si po ndihmon tregtia e karbonit sektorin bujqësor të Europës?!
Së pari, tregjet e karbonit janë platforma financiare që lejojnë investitorët të blejnë dhe shesin kredi karboni, të cilat autorizojnë blerësit të prodhojnë......

Parlamenti polak vendos kreun e ri të qeverisë!
Parlamenti polak vendosi, Donald Tusk si kryeministër të ardhshëm të Polonisë për të cilin votuan 248 deputetë nga 449 të pranishëm. Koalicioni tre partiak që......

Shkalla e papunësisë në Shqipëri - Instat: Rekord historik minimal, rënie në nivelin 10,5% në tremujorin e tretë
Shkalla e papunësisë në Shqipëri shënoi rënie në nivelin 10,5%, në tremujorin e tretë 2023, duke regjistruar një rekord historik minimal. Sipas të dhënave......

Fenomeni i “varfërisë së fshehur” në Britani - Prek më shumë se 1 milion qytetarë në vend
Një lloj i ri varfërie është zbuluar nga kërkimet shkencore në Britani. Bëhet fjalë për “varfëri e fshehur” me shumë viktima, kryesisht në qendrat urbane të......

India lë pas Hong Kongun - Tregu i shtatë më i madh i aksioneve në botë
Vlera e tregut të aksioneve të Indisë ka tejkaluar atë të Hong Kongut për t'u bërë i shtati më i madhi në botë, ndërsa optimizmi për perspektivat ekonomike të......

Miliarderët e Hermes - Sekretet e suksesit dhe rritja e madhe e pasurisë së kompanisë
Familja e cila qëndron pas kompanisë së mallrave luksoze Hermes, me më shumë se 100 anëtarë, është më e pasura e Europës, me një pasuri totale prej 151......