Çmimet e prodhimit rriten më shumë se të importit! - U ndikuan kryesisht nga industria nxjerrëse dhe energjia
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dy tregues të rëndësishëm si indeksi i çmimit të prodhimit dhe indeksi i çmimit të importit kanë shënuar rritje në tremujorin e tretë të këtij viti.
‘Scan Intel’ ka analizuar këto të dhëna për të kuptuar sesi varion rritja dhe cilët janë zërat që e shkaktojnë atë. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi i çmimeve të prodhimit arriti në 131,2. Në terma vjetorë kjo rritje përllogaritet të jetë 5.2%, ndërkohë krahasuar me tremujorin paraardhës kjo rritje është vetëm 0.5%.
Krahasimisht me tremujorin e tretë të vitit 2022, shifrat tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse”me 8.5%, pasuar nga seksionet, “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 6.4%, dhe “Industri përpunuese” me 4.4%. Brenda seksionit të fundit, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 19.8% përkatësisht.
Nga ana tjetër, indeksi i çmimeve të importit në tremujorin e tretë të vitit 2023 arriti në 112.3. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, indeksi i çmimeve të importit shënoi një rritje me 0.7%. Rikujtojmë se një vit më parë ky ndryshim ishte 8.1%.
Kjo rritje është pasqyruar në të gjitha seksionet, ku peshën kryesore rreth 90.6% e zë seksioni “Industria përpunuese”, për të cilin konstatohet një rritje me 0.7%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimit vërehet në produktet “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara" me 3%. Ndërkohë që çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan një rritje me 1.0%.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Dhoma e Ulët franceze kundërshton projektligjin e Macron për emigracionin!
Ligjvënësit francezë e kthyen projektligjin e qeverisë për emigracionin të hënën, në një lëvizje të papritur që ndërpreu debatet në dhomën e ulët dhe i dha një......

Si po ndihmon tregtia e karbonit sektorin bujqësor të Europës?!
Së pari, tregjet e karbonit janë platforma financiare që lejojnë investitorët të blejnë dhe shesin kredi karboni, të cilat autorizojnë blerësit të prodhojnë......

Parlamenti polak vendos kreun e ri të qeverisë!
Parlamenti polak vendosi, Donald Tusk si kryeministër të ardhshëm të Polonisë për të cilin votuan 248 deputetë nga 449 të pranishëm. Koalicioni tre partiak që......

Shkalla e papunësisë në Shqipëri - Instat: Rekord historik minimal, rënie në nivelin 10,5% në tremujorin e tretë
Shkalla e papunësisë në Shqipëri shënoi rënie në nivelin 10,5%, në tremujorin e tretë 2023, duke regjistruar një rekord historik minimal. Sipas të dhënave......

Fenomeni i “varfërisë së fshehur” në Britani - Prek më shumë se 1 milion qytetarë në vend
Një lloj i ri varfërie është zbuluar nga kërkimet shkencore në Britani. Bëhet fjalë për “varfëri e fshehur” me shumë viktima, kryesisht në qendrat urbane të......

India lë pas Hong Kongun - Tregu i shtatë më i madh i aksioneve në botë
Vlera e tregut të aksioneve të Indisë ka tejkaluar atë të Hong Kongut për t'u bërë i shtati më i madhi në botë, ndërsa optimizmi për perspektivat ekonomike të......

Miliarderët e Hermes - Sekretet e suksesit dhe rritja e madhe e pasurisë së kompanisë
Familja e cila qëndron pas kompanisë së mallrave luksoze Hermes, me më shumë se 100 anëtarë, është më e pasura e Europës, me një pasuri totale prej 151......

Greqia, krishtlindje më të shtrenjta këtë vit - Tryeza e festave llogaritet rreth 150 euro për familje
Federata e Përgjithshme e Konsumatorëve të Greqisë me laps dhe letër ka kryer një analizë çmimesh ku rezulton se tavolina e Krishtlindjeve sivjet do të......