Shqipëria Postuar më 22 Janar 2025, 15:51

“Turizmi i qëndrueshëm, sfidë” - Rama në Davos: Po pëpiqemi të ruajmë balancat mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës

Nga SCAN TV

“Turizmi i qëndrueshëm, sfidë” - Rama në Davos:

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm është një nga sfidat e Shqipërisë”. Nga sesioni me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”, në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos të Zvicrës, kryeministri Edi Rama shkëmbeu përvojën e vendit tonë, duke u ndalur te projektet zhvillimore në njërën anë dhe ruajtjen e natyrës në anën tjetër. 

Sesioni u drejtua nga Richard Quest nga CNN International, SHBA, me panelistë: Ministrin e Turizmit, të Arabisë Saudite Ahmed Al-Khateeb; Komisionerin për Transport të Qëndrueshëm dhe Turizëm në Komisionin Europian, Apostolos Tzitzikostas; CEO, Trip.com Group, Singapor Jane Sun dhe Xavier Rossinyol, Global Chief Executive Officer, Avolta AG.

Diskutimi i plotë:

- Richard Quest: Protokolli kërkon që ta nis me ju, zoti Kryeministër. Kam parë që shifrat po rriten, natyrisht turizmi është një pjesë e rëndësishme e rritjes së vendit tuaj. Po si ia dilni ta bëni në mënyrë të qëndrueshme? Si ia dilni?

Kryeministri Edi Rama: Përpara se sa të ndodhte e gjitha kjo, kishim sfidën që të realizohej kjo që është realizuar, përballemi me sfidën që të ruajmë ekuilibrin dhe të përpiqemi të mos humbim atë çfarë na duhet të ruajmë, duke ndërtuar atë për të cilën kemi nevojë. Është një sfidë shumë e madhe sepse Shqipëria ka bukuri të mrekullueshme, një larmi të pabesueshme dhe ndërkohë na duhet që të kemi më shumë investime. Pra, si ta ekuilibrosh këtë? Ky është problemi, problem i madh. Po përpiqemi të bëjmë maksimumin, duke rritur nga njëra anë masën e zonave të mbrojtura dhe duke krijuar më shumë mjete për të transformuar atë çfarë është e mbrojtur në burim, zhvillimin dhe nga ana tjetër duke angazhuar shumë arkitektë të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë që të na ndihmojnë për të pasur projekte me cilësi të ndryshme  nga ato që kemi  parë në rajon përreth nesh. Ne në Shqipëri kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë gjatë dy tri viteve të fundit dhe kemi tejkaluar edhe Beogradin që ka qenë aeroporti më i rëndësishëm rajonal. Për t’iu dhënë pak kontekst, një herë e një kohë kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës.

- E kam vizituar, kam qenë, ditët e vjetra kur ishte e tillë.

Kryeministri Edi Rama: Atëherë më duket se paske punuar për ndonjë agjenci që nuk ka qenë dashamirës për vendet demokratike sepse askush s’mund të hynte ose pastaj kishe ndonjë lidhje marksiste.

- Jo, jo, luante Anglia me Shqipërinë, kështu që iu desh që të na lejonin  të vinim çdo gazetar.

Kryeministri Edi Rama: Nuk jam i sigurte Richard, por kush nuk ka gjë për të fshehur..

- Po, përpjekje e mirë zoti Kryeministër.

Kryeministri Edi Rama: Ne atë kohë patëm ose kishim një aeroport, i cili ishte praktikisht i shkretuar. Për të ardhur në Shqipëri duhet të ishte marksist-leninist dhe nuk po bëj humor. Kishim vetëm një mesatare prej 5000 turistësh në vit, ndërkohë që vitin e kaluar e mbyllëm me thuajse me 12 milionë të tillë që është një vend me thuajse 2.8 milionë banorë dhe ndërkohë një rritje e trafikut me hyrje-dalje të jashtëzakonshme, ndërkohë aeroporti ka patur një rritje shumë të rëndësishme. Po hapim një të ri tani në Vlorë.

-Më tërheq shumë çështja e Arabisë Saudite dhe Shqipërisë dhe kjo tërheqje vjen nga fakti që ju keni mundësinë apo qoftë edhe detyrimin në mënyrë të diskutueshme për të mos përsëritur gabimet e tregjeve më të pjekura. Parisi ka kullën e Eifelit, ka dhe Luvrin, kështu që s’kemi ça t’i bësh, njerëzit duan të shkojnë, por ju keni mundësinë për të diverisifikuar nga jugu, nga vendet e ndryshme për të vizituar së bashku me turizmin fetar që ka shifra të jashtëzakonshme.

Kryeministri Edi Rama: Dua të shtoj diçka që mendoj se është e rëndësishme lidhur me këtë. Po, kemi disa avantazhe që jemi pak pas ndërkohë pra, për t’u rritur apo për t’u zhvilluar krahasuar me atë që kanë bërë të tjerët megjithatë nuk është në natyrën njerëzore që të mësojnë nga gabimet e të tjerëve. Sa herë të është thënë që martesa s’është ide e mirë dhe ti prapë martohesh, për shembull. Kështu që Arabia Saudite edhe vendet e Gjirit janë një vend i jashtëzakonshëm, prej të cilëve mund të mësosh dhe ndërkohë që mëson apo sa e mëson mënyrën si i bëjnë gjërat, ti zbulon që përtej miteve, përtej stereotipave ato po investojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në dije dhe po investojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në arsimim në nivelin më të lartë dhe aftësitë në nivelin më të lartë. Kjo është ajo çka po përpiqemi të bëjmë në një mënyrë tjetër. Siç e thashë më parë, po angazhojmë arkitektë të jashtëzakonshëm nga mbarë bota, që janë shumë të kënaqur të punojnë me ne dhe po u japim jetë produkteve arkitekturore që nuk i gjen në rajonin tonë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat